E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon moti, ftohte deri të martën

Sot i gjithë vendi është gdhirë me shi, borë dhe erë të fortë. “Jemi nën ndikimin e një fronti të ftohtë verior”, thonë meteorologët. Era filloi të frynte furishëm në mesin e natës, ndërsa dëbora ka qenë e lokalizuar në verilindje dhe në juglindje të vendit. Shumë fshatra si në Kukës, Mirditë, Tropojë, si dhe skajin jugor Korçë e Ersekë tashmë janë zbardhur nga bora dhe rrugët e këqija rurale mezi kalohen.

Gjithashtu reshje të dendura shiu janë shënuar në gjithë qytetet e vendit përfshurë edhe kryeqytetin. Por sipas metereologëve, dimri tani është këmbëkryq në vendin tonë. Madje temperaturat do të njohin vetëm rënie deri ditën e martë. Sot Tirana kishte temperaturën minimale 8 gradë celsius dhe nesër pritet të jetë 2 gradë më e ulët. Sipas Shërbimit Metereolog të Forcave Ajrore moti do të jetë i paqendrueshëm por me më të lehtë se ajo që fryu në orët e para të ditës së sotme.

Gjate natës metereologët thonë se në vendin tonë ka pasur reshje te dendura shiu, me shume reshje jane regjistruar ne Shkoder, ku gjate nates kane rene 90 milimetra ndersa ne Gjirokaster 86 milimetra. Ndërkohë në zonat malore reshjet ishin në formën e dëbores dhe tashmë ajo ka mbuluar gjithë malet në veri.

Shërbimi Meteorologjik i Forcave Ajrore parashikon rënie të temepraturave edhe për diten e neserme ne dy grade celcius, nderkohe që përmiresim të motit dhe rritje te temperaturave do te kemi vetëm ditën e marte, kur temperaturat pritet te shënojnë të shkojnë në mesditë në 19 gradë celsius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›