E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykim të shkurtuar për dosjen "Furtuna"

Gjykata ka ndarë dosjen për
një nga gjashtë të pande
hurit e dosjes "Furtuna", të
cilët akuzohen për abuzime me
trojet. Gjykata e Rrethit të Tiranës
ka pranuar dje gjykimin e shkurtuar
për pesë nga të pandehurit e
vënë në pranga në sajë të operacionit
të koduar "Furtuna", për
abuzime me trojet në funksione
zyrtare te Hipoteka (Zyra e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
ZRPPP) dhe te Drejtoria e
Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm. Në këtë proces, trupi
gjykues, i kryesuar nga gjyqtari
Petrit Çoma, ka veçuar dosjen për
të pandehurin Ramiz Hyskaj, pas
kërkesës së bërë nga ana e
avokatit të tij, Bujar Kareci. Pas vendimit
të marrë, prokurori i çështjes,
Gentian Osmani, ka lexuar
kërkesën për gjykim. Akuzat që
rëndojnë janë shpërdorim detyre,
korrupsion pasiv, mashtrim dhe
falsifikim. Prokurori i ka bërë me
dije gjykatës se, në aktet që ndodhen
në dosje, është e provuar akuza
ndaj të pandehurve. Të pandehurit
në këtë proces gjyqësor janë
Agron Tafa, Veiz Cenko, Artan Mehmeti,
Enton Babameto, Ramiz
Hyskaj dhe Ali Hima. Ndërsa
avokatët mbrojtës kanë deklaruar
para gjykatës se pranonin një
pjesë të akuzave të prokurorisë,
kurse një pjesë të tyre i kanë
hedhur poshtë. I pandehuri Dali
Hakorja, i cili gjykohet në gjendje
të lirë, ka deklaruar para trupit
gjykues se ai nuk i pranon në
mënyrë kategorike akuzat ndaj tij.
"Nuk pranoj asnjë nga akuzat. Ato
janë zero, jam totalisht i pafajshëm",
deklaroi i pandehuri Hakorja.
Më pas gjykata ka vendosur
të shtyjë vijimin e procesit për një
tjetër seancë gjyqësore javën e
ardhshme, në mënyrë të tillë që t‘i
lërë kohë të dyja palëve që të paraqisnin
konkluzionet e tyre përfundimtare,
si dhe qëndrimin mbi
provat e paraqitura nga prokuroria.
Konkretisht, të pandehurit akuzohen
se kanë kryer veprime të
kundërligjshme për regjistrimin e
pronave dhe lëshimin e certifikatave
të falsifikuara të pronësisë për
një numër të konsiderueshëm shtetasish,
në këmbim të marrjes së
parave si përfitime të paligjshme
dhe përvetësimin e pronave padrejtësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›