Kapet në Turqi i kërkuari për vrasje
I shumëkërkuari nga Interpoli prej më
se tetë vjetësh, 43-vjeçari Engjëll Zeqo,
ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet
për vrasje dhe është
dënuar me 15 vjet burg.
Lajmin e bënë të ditur mediat
turke, ku theksohet se
Zeqo qëndronte në Turqi
që nga viti 2001 me identitet
tjetër. Ai akuzohet për
vrasje të kryer tetë vjet më
parë. Sipas dosjes së tij
penale, gjykata shqiptare
e ka dënuar atë në mungesë
me 15 vjet burg.
Pas informacioneve të
mbledhura, policia e
Stambollit ka organizuar një operacion
në lagjen "Gazi Osman Pasha", në periferi
të metropolit turk. Të informuar më
parë nga pala shqiptare, e cila kishte dërguar
shenjat e gishtave dhe fotografi të
Zeqos, policia turke ka arritur ta arrestojë
atë. Fillimisht Zeqo ka
kundërshtuar duke thënë
se nuk ishte personi që ata
kërkonin. Ai mbante një
pasaportë me identitet
Durim Myrtaj. Pas identifikimit
të fotografisë dhe
shenjave të gishtave, polica
e ka shoqëruar atë për
në burgun e Metrisit në
Stamboll. Policia bëri të ditur
se pas verifikimeve, Engjëll
Zeqo ka hyrë për herë
të parë në Stamboll në vitin
2001. Ndërkohë, pritet që pas plotësimit
të dokumentacionit përkatës, Zeqo do t‘u
dorëzohet autoriteteve shqiptare.
se tetë vjetësh, 43-vjeçari Engjëll Zeqo,
ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet
për vrasje dhe është
dënuar me 15 vjet burg.
Lajmin e bënë të ditur mediat
turke, ku theksohet se
Zeqo qëndronte në Turqi
që nga viti 2001 me identitet
tjetër. Ai akuzohet për
vrasje të kryer tetë vjet më
parë. Sipas dosjes së tij
penale, gjykata shqiptare
e ka dënuar atë në mungesë
me 15 vjet burg.
Pas informacioneve të
mbledhura, policia e
Stambollit ka organizuar një operacion
në lagjen "Gazi Osman Pasha", në periferi
të metropolit turk. Të informuar më
parë nga pala shqiptare, e cila kishte dërguar
shenjat e gishtave dhe fotografi të
Zeqos, policia turke ka arritur ta arrestojë
atë. Fillimisht Zeqo ka
kundërshtuar duke thënë
se nuk ishte personi që ata
kërkonin. Ai mbante një
pasaportë me identitet
Durim Myrtaj. Pas identifikimit
të fotografisë dhe
shenjave të gishtave, polica
e ka shoqëruar atë për
në burgun e Metrisit në
Stamboll. Policia bëri të ditur
se pas verifikimeve, Engjëll
Zeqo ka hyrë për herë
të parë në Stamboll në vitin
2001. Ndërkohë, pritet që pas plotësimit
të dokumentacionit përkatës, Zeqo do t‘u
dorëzohet autoriteteve shqiptare.