Gjykime mbi paragjykimet e profesor Ferajt
22/03/2005 Një nga qëllimet tona kryesore, kur ideuam aktivitetin “COLLOQUIUM LIBERAL”: Teza për një platformë liberale, ishte të ndikonim në radhë të parë tek aktorët kryesorë të krahut të djathtë politik në Shqipëri, te Partia Demokratike apo edhe forcat e tjera të këtij krahu, që platforma politike e tyre të mund profilizohej (sa më shumë të ishte e mundur) mbi parimet e liberalizmit të djathtë. Në të njëjtën kohë me këtë qëllim të parë, synonim të kontribuonim në nxitjen e përmbajtësimit të debatit politik e publik në Shqipëri. Ky i fundit filloi gjithnjë e shumë të zbrazej nën efektin e kategorive përgjithësuese dhe formulave sterile, që vijnë apo qarkullojnë në ligjerimin publik, nga burime të ndryshme, mediat, ndërkombëtarët apo aktorët politikë e shoqërorë. Shpresojmë të kemi kontribuar në të dy këto drejtime. Replika e gjatë, që doktor Hysamedin Feraj, përgjegjës i seksionit të shkencave politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, i ka bërë përmbajtjes së këtij aktiviteti është, ndoshta, një ilustrim i arritjes së këtij qëllimi. Por është një objektiv i realizuar përgjysmë, po të mos llogaritim faktin, që është pozitive që profesor Feraj, një specialist e shkencave politike, ka marrë në analizë punimet tona. Kjo, për arsyen e thjeshtë se kritika që zoti Feraj i bën katër prej punimeve të këtij kolokiumi, edhe pse ndoshta ishin më modestet ndër 30 punimet, tezat apo diskutimet që u mbajtën gjatë dy ditëve, ka të paktën dy defekte. E para; kolokiumi nuk kritikohet duke mbajtur ndonjë pozicion tjetër ideologjik a filozofik. E dyta, replika është e mbushur plot me paragjykime, apo me argumente të tipit “ad hominen”.
Kritikë liberalavë, por nga çfarë pozitash!
Defekti i parë, që manifeston zoti Feraj, është fakti që ai nuk shprehet se nga çfarë pozitash e kritikon liberalizmin e djathtë dhe tezat e hedhura në këtë aktivitet. Pa marrë një pozicion tjetër ideologjik, është e pamundur që të bësh një kritike të një tjetër filozofie politike, në rastin tonë të liberalizmit të djathtë. As që diskutohet fakti që secila filozofi politike apo ideologji është e kritikueshme. Kështu, liberalizmin mund ta kritikosh nga pozita marksiste, nga pozita konservatore, etj. Por, është e nevojshme, pikërisht, të marrësh një pozicion, që kritika të ketë kuptim apo lidhje organike. Është, pikërisht, kjo mënyrë e të folurit, apo e debatit politik sot në Shqipëri, të cilën ne kemi patur qëllim të kundërshtojmë me aktivitetin tonë. Rëndom, nëse shfleton median apo botime të tjera, është e pamundur të gjesh, se cili është identiteti ideologjik, idetë apo tezat, të cilat mbron kritikuesi, nga ku ai bën kritikën apo analizën e ideve, fenomeneve e tezave të të tjerëve. Çdo gjë është e “mirë apo e keqe”, duke u nisur nga pika jote e vështrimit. Kështu, t’i marrësh taksa të larta biznesit është diçka e mirë për marksistët, sepse rishpërndan për ata që nuk kanë. Po kështu, mund të marrim një pafundësi shembujsh, për të parë se i njëjti aksion apo argument politik ka interpretime të ndryshme. Eshtë, ndoshta, elementare, që autori të na bëjë të ditur se nga cilat pozita ideologjike kritikon, për të mos ia lënë arbitraritetin tonë apo të lexuesit ta identifikojë ideologjinë e tij politike. Për shembull, duke sistemuar pa shumë kujdes përmbajtjen e kritikave, që zoti Feraj i bën disa prej tezave të kolokiumit, mund të thuhej se ato janë “marksiste” apo “neo- marksiste”.
Kuptohet, nuk mund të marrim për “ideologji”, apo të paktën për sistem organik idesh “shqiptaro–centrizmin”, pozicion të cilin zoti Feraj bën kujdes ta marrë për t’i dalë ndoshta përballë pyetjes që bëmë më parë: nga cili pozicion i bën ai kritikën liberalëve të rinj dhe të vjetër. Është tjetër punë po të thoshte “nacionalizëm”, por nuk mund të jemi të padrejtë të bëjmë etiketime të tilla.
Por a është i mjaftueshëm që “shqiptaro-centrizmi” të përbëjë një ideologji të plotë, për të kritikuar gjithë pjesën tjetër të botës. Po ashtu, si i përgjigjet “shqiptaro-centrizmi” disa prej pyetjeve të jetës sonë të përditshme? Për shembull, çfarë propozimi ka ai për furnizimin me ujë dhe drita, për mënyrën se sa dhe si duhet të jenë taksat. Apo deri te hollësi të tjera, por që kërkojnë një përgjigje, si për mënyrën se si duhet të jenë vijat e bardha në rrugë, cili sistem prizash dhe spinash duhet të përdorim, atë evropian, atë amerikan, apo atë nordik? Duket absurde të pretendosh të kritikosh liberalizmin e djathtë nga pozitat “shqiptaro–centrike”. Ose duket një tezë e re, të cilën zoti Feraj duhet të përpiqet ta legjitimojë në qarqet shkencore të botës mbarë. Pas kësaj do të flisnim ndryshe.
Defekti i dytë i profesor Ferajt, në repliken e tij të gjatë, është paragjykimi. Por, ajo që është më e keqja duket te fakti se, të gjitha ato paragjykime mbi të cilat na gjykon zoti Feraj, mund të ishin të përdorshme nga ia vetë mbi vetveten. Zoti Feraj thotë se Blendi Kajsiu, Henri Çili, Adri Nurellari, Edvin Kulluri janë të rinj dhe, për pasojë, janë “fillestarë” në këto fusha. Nuk përbën argument fakti se, meqenëse disa prej këtyre pedagogëve, kërkuesve a referuesve, janë të rinj në fushën e akademizmit apo të kërkimeve, tezat e tyre janë të zhvlerësueshme. Autori thotë se, Adri Nurellari vjen nga një formim universitar i lëmit të historisë, prandaj është inkompetent të trajtojë problemin e “lirive dhe të drejtave njeriut”. Po të përdornim të njëjtin paragjykim mbi zotin Feraj, mund të themi se “meqenëse Hysamedini është diplomuar për filozofi marksiste, pra për internacionalizmin proletar, nuk ka të drejtë të shkruajë për nacionalizmin shqiptar, siç ka bërë në doktoraturën e tij “Skicë e mendimit politik shqiptar”. Por, ne jemi liberalë dhe nuk e pranojmë paragjykimin si një formë, për të gjykuar idetë e tjetrit, dhe jashtë këtij paragjykimi studimi në fjalë duket mjaft i mbështetur në kritere shkencore. Pa harruar këtu se zoti Nurellari, veçse i diplomuar në histori, është dhe titullar i një masteri në Studimet Evropiane në Universitetin e Kembrixhit dhe një specializimi në Shkollën Londineze të Ekonomisë, për politikat publike. Zotin Feraj e shqetëson “mungesa e frymës kombëtare” te liberalët e rinj. Ai e mbështet këtë me praninë e “tradhtarëve”, Arben Imami, Spartak Ngjela dhe Preç Zogaj në këtë aktivitet, duke përfunduar se “meqë aty ishte Arben Imami, i akuzuar nga RD si gjeneral grek, këta të rinjtë i bie të jenë kolonelë grekë dhe kolokiumi të jetë kolokium kolonelësh grekë”.
Një shkarje e tillë e logjikës nuk është nevoja të analizohet, për një mendje të shëndoshë të analiziohet. Por, megjithatë, mund t’i futemi një sporti të retorikës, për të parë se si edhe kjo mënyrë për të kritikuar liberalët e rinj, është, në radhë të parë, një kritikë që ai i bën vetes. Pra, Hysamedini, autor i shkrimit, duke paragjykuar “Hysamedinin”. Së pari, fakti që në një aktivitet është i pranishëm dikush tjetër nuk do të thotë se dhe të tjerët që janë aty kanë po ato faje dhe mëkate si ai. Kështu, po të fantazonim në linjë do të thonin se, “meqë zoti Feraj ka patur koleg si pedagog Servet Pëllumbin, dhe ku i fundit ka qenë zevëndësi i Fiqirete Shehut në Shkollën e Partisë, sipas logjikës që përdor zoti Feraj për liberalët e tij, i bie që vetë Hysamedini po të shohë me kujdes, del se është pjesë e komplotit të poli-agjentit Mehmet Shehu”. Me arsyetime të tilla, si ai i librit “Titistët”, nuk besoj se gjenden kaq thjesht tradhtarët e Shqipërisë së sotme, siç bën zoti Feraj.
Po të vazhdonim të njëjtin “sport”, do të thonim se si ka mundësi që “shqiptaro-centristi” Hysamedin Feraj bashkëpunon në të njëjtën parti të shpallur me parime nacionaliste me zotin Abdi Baleta, kur ky ka qenë ish- ambasador i Shqipërisë Internacionaliste në Kombet e Bashkuara?
Për ne, liberalët, nuk ka paragjykime mbi individët, pasi ne njohim dhe çmojmë si parësore lirinë e njerëzve për të ndryshuar mendim, ide, ideologji, qëndrim. Ka gjykime vetëm mbi përmbajtjen e aksioneve të tyre konkret jo mbi personalitetin e tyre. Jo, thjesht sepse prania në këtë aktivitet e “tradhtarëve Imami, Zogaj, Ngjela” nuk i bën tjerët detyrimisht bartës të “mëkateve” të tyre, por, përkundrazi, në gjykimin tonë, këta tre individë ne i njohim për personazhe historikë të aktualitetit shqiptar të dekadave të fundit.
“Tradhtia ndaj Atdheut” është një vepër penale dhe jo një vendim gazetash partiake. Nuk dimë ndonjë vendim gjyqësor në Shqipëri, t’i këtë shpallur këta individë “tradhtarë të Atdheut”, po të mos llogaritim gazetat dhe gazetarët e përdorur keqaz nga pushteti i PD-së në vitet kur ata ishin kundërshtarë politikë të qeverisë demokrate. Nëse tagrin për të shpallur “tradhtarë”, “agjentë grekë apo serbë”, do ta kishin shkrimet e gazetave apo librat, ne do të mendoheshim për të pirë kafe, apo për t’u ulur në panelin e një aktiviteti me vetë zotin Feraj. Kjo kur dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtyp apo libra “argumentojnë” tradhtinë e lartë të profesorit në “shërbim të serbëve”. Por, ne jemi liberalë, nuk paragjykojmë askënd me fjalë gazetash apo librash, as zotin Feraj, të cilin e prezumojmë të pafajshëm, derisa ndonjë gjykatë nuk e ka shpalluar atë fajtor për këto akuza gazetash a librash. Në këtë logjikë, kemi kënaqësi të pimë shpesh kafe e të bëjmë debate intelektuale me profesor Ferajn.
Duke filluar nga zoti Imami, ne nuk dimë që të jetë dënuar nga ndonjë “gjykatë” si “tradhtar i kombit”. Përkundrazi, zotin Imami e njohim si një prej liderëve të lëvizjes së dhjetorit ‘90, që solli përmbysjen e komunizmit në Shqipëri, si një prej politikanëve të angazhuar në vitet 1992-1997, 2002 e deri tani, për vlerat e demokracisë dhe votën e lirë të qytetarëve si vlerën themelore në demokracisë, si luftëtar për legjitimitetin e pushtetit në Shqipëri. Pa ashtu, zotin Zogaj nuk e njohim si “ideolog” të ndonjë “rebelimi grek” në Shqipëri, por si themelues të shtypit të lirë në Shqipëri, si një nga autorët e marrveshjes së 9 marsit 1997 për pajtim kombëtar, si militant koherent i votës së lirë. Bile si një prej njerëzve që luftuan fort komprometimin e interesave ekonomike të Shqipërisë nga monopolet greke që kanë instaluar socialistët këto 8 vjetët e fundit. Zotin Ngjela, ne nuk e njohim si “tradhtar” serb, vetëm pse ai paska vizituar Beogradin e vitit 1993, i ftuar nga një Institut në Beograd. Secili mund të takohet me gjithëkënd në politikë dhe armiqtë bile mund të takohen dhe janë takuar me njëri-tjetrin. Arafati dhe Rabini, armiqtë e betuar, u takuan dhe bënë marrëveshje për paqen. Ndaj këtij shembulli historik, takimet e zotit Ngjela në Beograd duken shumë më modeste. Përkundrazi, Spartak Ngjelën e njohim si një të burgosur politik të diktaturës komuniste me nje koherencë dhe qëndresë të admirueshme për disidentët e të gjithë Lindjes Komuniste, në një kohë kur shumë të tjerë e mbrojtën filozofikisht komunizmin shqiptar. Edhe pse këta të fundit nuk i paragjykojmë aspak për zgjedhjen e tyre të imponuar në një kohë të vështrirë dhe shtrëngesash të lloj-llojshme.
Ndoshta, pas përdorimit të të gjitha paragjykimeve, me të cilat na sulmon personalisht zoti Feraj, kundër atij vetë, ndoshta liberalizmi do të ishte një filozofi për t’u përqafuar edhe nga ky kritik i liberalëve të rinj dhe të vjetër, e cila mund ta lejonte të ruante koherencën si personalitet dhe si karrierë.
Sikur artikulli i zotit Feraj të ishte i zhveshur nga paragjykimet dhe ai të kishte identifikuar një pozicion, nga i cili ai e kritikon liberalizmin dhe kolokiumin liberal, ndoshta do t’ia kishte vlejtur një debat dinjitoz. Aq më tepër mes universitarësh. Një shans i humbur këtë her__
Autori është pedagog në departamentin e gazetarisw, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Demokracinë dhe Zhvillimin, bashkorganizator i COLLOQUIUM-it LIBERAL, organizuar më 18-19 janar 2005 në Tiranë