E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush e ka ligjor aktin e pronësisë, s’paguan më

22/03/2005  Zonat Informale

Dyndje për dorëzimin e formularëve. Njësitë Bashkiake kërkojnë 1 muaj shtyrje afati

Ata që kanë akt pronësie të rregullt, kanë blerë tokën te pronari me akt noterial shitblerjeje, nuk do të paguajnë dy herë për tokën, ka shpjeguar dje drejtori i Agjencisë Urbanistike të Legalizimeve, Eduart Cane. Dilema e gjithë atyre që do të legalizojnë shtëpitë është çmimi i tokës. Komisioni i Kthim Kompensimit të Pronave ka përcaktuar metodikën për caktimin e çmimit të tokës dhe në fund të muajit kjo metodikë do të kalojë në parlament për miratim.

Ligji mbi pagesën e tokës

Kur sipërfaqja e zënë është pronë jopublike e paluajtshme, vlerësimii pronës bëhet sipas vlerës së tregut në çastin e kryerjes së legalizimit. Vlera e kësaj prone përcaktohet në përputhje me metodologjinë e propozuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me vendim të Kuvendit. Kur sipërfaqja e zënë me ndërtim është zonë private, legalizimi i banesës bëhet pas kalimit të pronësisë mbi sipërfaqen e zënë nga pronari te ndërtuesi i banesës, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil.

Afati i legalizimit

Ndërkohë vetëm dy ditë ndajnë nga afati i fundit i legalizimit, 24 mars, dhe janë tërhequr vetëm 50 mijë formularë, prej të cilëve i kanë dorëzuar vetëm 20 mijë vetë. Pjesa më e madhe e këtyre formularëve është dorëzuar javën e fundit. Në zyrat e urbanistikës së njësive administrative të Tiranës ka dyndje për të dorëzuar formularët. “E vetmja mundësi është shtyrja e afatit të dorëzimit”, thotë Eduart Cane, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve. Burime të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit sqarojnë se kjo ministri ka përgatitur një projektligj, sipas të cilit kërkon shtyrjen e afatit të legalizimit.

Njësitë Bashkiake, 1 muaj shtyrje

“Këto ditë në sportelet tona, ka patur radhë si të jenë njerëzit duke votuar, që kujtohen orën e fundit, aq sa sot disa janë kthyer mbrapsht, pa mundur t’i dorëzojnë dokumentet. Për këtë arsye, njësia jonë do të punoj dhe sot që është ditë pushimi. Unë, si kryetar i njësisë adminsitrative numër 4, kam kërkuar që të shtyhet afti i legalizimit të paktën 1 muaj”, thotë Vaid Kalaja, kryetari i Njësisë Administrative numër katër. Ai shpjegon se deri tani janë dorëzuar vetëm 30 për qind të formularëve. Kjo njësi përfshin zonat informale nga Alliasi deri tek Insituti i Fizikës Bërthamore. Ndërkohë dhe kryetari i Njësisë Bashkiake numër tre, Ilir Kokona, shpjegon se duke parë dyndjen e njerëzve, është mëse normale që afati të shtyhet. “Dhe është vendosur që t’i kërkohet parlamentit shtyrja e afatit”, thotë Kokona.

Vetedeklarimi

50 mijë formularë të tërhequr

20 mijë dormularë të dorëzuar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›