KSHH: Më tepër tolerancë ndaj romëve
22/03/2005 Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në ditën ndërkombëtare të tolerancës dhe luftës ndaj racizmit, kërkon që qeveria shqiptare të krijojë kushte më të mira për përfaqësuesit e minoritetit rom dhe komunitetit egjiptian jo vetëm për një pjesëmarrje aktive në hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të tyre në shoqëri, por edhe në drejtim të marrjes së masave konkrete për zbatimin e strategjive përkatëse. Strategjia kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve të shoqërohet me planifikimin e buxheteve të nevojshme dhe të mjaftueshme për zbatimin e saj. Duke qenë se viti 2005, është viti evropian i qytetarisë nëpërmjet edukimit, qeveria shqiptare dhe strukturat përgjegjëse të rrisin përpjekjet lidhur me arsimimin e fëmijëve në përgjithësi, por atyre rom dhe egjiptian në veçanti. Sipas KSHH-së, Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë të punojë për respektimin dhe mbrojtjen më të mirë të interesave të emigrantëve shqiptarë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Legjislacioni shqiptar të vazhdojë të plotësohet dhe të përmirësohet me qëllim që të parandalojë dhe të dënojë çdo lloj diskriminimi direkt ose indirekt që mund t’u bëhet personave të veçantë. Komiteti Shqiptar i Hesinkit është i mendimit se partitë politike mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Në hartimin e programave të tyre, ata të përfshijnë edhe çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grupeve më të riskuara nga diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i fshehtë.
Pjesëmarrja e këtyre grupeve në jetën publike gjithashtu është e pakët. Komiteti Shqiptar i Hesinkit është i mendimit se partitë politike mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Në hartimin e programeve të tyre, ata të përfshijnë edhe çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grupeve më të riskuara nga diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i fshehtë.