E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës

22/03/2005  Debate mbi mosrealizimin e investimeve të vitit të kaluar dhe mungesën e një fondi për strehimin

Këshilltarët e Tiranës, me shumicë votash, pas shumë debateve arritën të miratojnë projekt-buxhetin e Bashkisë për vitin 2005. Bashkia e kryeqytetit kaloi për shqyrtim, dje, projekt-buxhetin e Bashkisë për vitin 2005. Këshilltarët e opozitës ngritën shumë

Çështje, lidhur me këtë buxhet. Një prej “të metave” që nënvizuan këshilltarët e opozitës ishte mosrealizimi i investimeve për vitin e kaluar. Ndërkohë që, për këtë vit buxheti nuk kishte prekur “zëre se fare, hallet” e banorëve, pikërisht, mosakordimi i një fondi për strehimin, një problem kaq kyç, për shumë familje të pastreha.

Ndërkohë problem tjetër që nënvizuan ata ishte mos detajimi i buxhetit, zë më zë, por është dhënë vetëm me përqindje sa do të harxhohen për rrugët, trotuaret, lulishtet, transportit.

Për këtë vit, Bashkia ka një buxhet prej 9.24 miliardë lekë, prej të cilave, të ardhura nga Buxheti i Shtetit janë 3.04 miliardë lekë. Ndërsa nga të ardhurat e veta të Bashkisë, taksa dhe tarifa janë 6.2 miliardë lekë. Këtë vit të ardhurat e siguruara nga Bashkia janë 18.8 për qind më shumë se viti i kaluar.

Sipas një sondazhi, që iu është bërë qytetarëve, ata kanë dëshiruar më tepër investime në infrastrukturën shkollore, 14.9 për qind dhe në atë rrugore 14.8 për qind, më pas vjen transporti publik, terrenet sportive, shërbimet sociale. Megjithëse duket se për qytetarët nevojat si për rrugë dhe për shkolla janë gati njësoj të larta, Bashkia ka llogaritur që 70 për qind të investimeve të shkojnë për punët publike dhe rreth 16 për qind për shkollat. Ndërkohë, krahasuar me vitin e mëparshëm, investimet në shkolla e kopshte janë 2.14 herë më të larta.

Ndërkohë, në këtë sondazh mungojnë pyetje mbi strehimin, dhënien e banesave publike me qera, sikundër është hedhur si ide, kohët e fundit, apo çështje të tjera, për të cilat kanë nevojë qytetarët. Pavarësisht nga debatet e shumta që zgjatën nga ora 18 e pasdites deri më orën 22 të mbrëmjes, me shumicë votash, buxheti u miratua. Gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme ishte dhe kalimi i disa kompetencave njësive bashkiake, që gjithshtu me shumicë votash u miratuan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›