Gjykimi i të rinjve, qytetarë dhe “Mjaft”-i në mbrojtje të djemve nacionalistë
Zhvillohet në Tepelenë një protestë pro Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit. Lëvizja “Mjaft” e cilësoi procesin të imponuar nga prefekti Spiro Ksera
TEPELENË – Në ditën e gjykimit të dy të rinjve, të akuzuar për fyerje ndaj kryetarit të Bashkisë së Himarës, është bërë një protestë në sheshin “Ali Pashë Tepelena” në Tepelenë, ku ka dalë në mbështetje të tyre edhe lëvizja “Mjaft”. Qytetarët e mbledhur dje kishin si synim mbështetjen e Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit, të cilët u arrestuan para disa ditësh gjatë një proteste kundër Vasil Bollanos dhe prefektit të qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Protesta, e paralajmëruar ditë më parë nga disa shoqata atdhetare, dje është përqendruar në mjediset e Gjykatës së Tepelenës, ku u dha masa e arrestit për shtetasit Orgen Hasanbegaj e Luan Halili. Këta të fundit u arrestuan para disa ditësh për veprën penale të prishjes së qetësisë dhe për këtë shkak gjykata vendosi dje t’i hetojë në gjendje të lirë. Protestës së banorëve të Tepelenës kundër Bollanos e Kserës iu bashkuan edhe banorë të Gjirokastrës dhe lëvizja “Mjaft”.
Deklarata
Leart Kola, përfaqësues i lëvizjes “Mjaft”, tha se “ky proces gjyqësor që po zhvillohet prej muajsh në Gjykatën e Tepelenës kundrejt dy të akuzuarve, Luan Halili dhe Orgen Hasanbegaj, është totalisht absurd dhe aspak serioz për një shtet normal”. Sipas Mjaft-it, “ky proces i imponuar nëpërmjet prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili në të njëjtën kohë është edhe personi kundrejt të cilit të akuzuarit kanë protestuar, është shkelje e hapur dhe flagrante e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit dhe veprimit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
“Rasti Ksera-Bollano është mëse i qartë e na tregon edhe një herë apatinë e shtetit apo mungesën e dëshirës për të reaguar kundrejt pazareve raciste e antishqiptare qe ato bëjnë në mënyrë të vazhdueshme”, - tha më tej Kola. Burimet zyrtare të kësaj organizate sqarojnë se “policia e konsideroi këtë protestë si të paligjshme dhe ndaloi dy të rinjtë me akuzën për tubim të jashtëligjshëm dhe prishje të rendit publik”.
Arrestimi
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të Bollanos për Vorio Epirin dhe në shenjë proteste kanë djegur në mes të sheshit “Ali Pashë Tepelena” një flamur grek me emrin e Vasil Bollanos të shkruar në të. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe prefekti i Gjirokastrës kanë bërë deklarata publike për Vorio Epirin duke e konsideruar Jugun e Shqipërisë si pjesë të Greqisë. Edhe politikanë apo përfaqësues të disa partive i kanë kërkuar publikisht Presidentit dhe kryeministrit shkarkimin e kryebashkiakut të Himarës, Bollano në lidhje me qëndrimet e shprehura.
15 Janar 2009