Gjyq nga e para. Aldo Bare fiton betejen e pare
04/10/2011 Apeli ia rikthen dosjen gjykatës së Tiranës: “I përjetshmi” ka gabime të rënda procedurale
Alfred Shkurti fiton betejën nr 1 me drejtësinë. Procedurat nisin nga e para
Elton Qyno
TIRANE- Do të rigjykohet sërish kreu i Bandës së Lushnjës Aldo Bare, i cili akuzohet nga Prokuroria për 12 vepra penale si ato të vrasjes, dhe krijimit të organizatës kriminale. Vendimi për të rigjykuar sërish “të fortin” e Lushnjës është marrë nga Gjykata e Apelit, ku trupi gjykues dje ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për dënimin me burgim të përjetshëm, duke vendosur rigjykimin e dosjes për shkak se në Gjykatën e Shkallës së Parë janë kryer gabime procedurale. Me këtë vendim, duket se Aldo Bare ka fituar njërën nga betejat me drejtësinë shqiptare, që siç e ka quajtur ai vazhdimisht në seancat gjyqësore, është iniciuar nga subjektet politike, me qëllim mbajtjen në burg personin e tij. Për gjatë gjykimit në shkallën e parë, Aldo Bare ka pretenduar se është i pafajshëm, madje për këtë pikë ai ka replikuar ashpër dhe me trupin gjykues që drejtohej nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Por në fund, ai u dënua me burgim të përjetshëm, vetëm për vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Me këtë vendim nuk u pajtua Aldo Bare, që konsiderohet nga drejtësia si drejtuesi i Bandës së Lushnjës, i cili nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Apelit. Pikërisht në datën 26 shtator, mbrojtja ngriti një sërë shkeljesh të organit të akuzës, dhe nisur nga to kërkoi shpalljen të pafajshëm të Aldo Bares. Madje, avokati Meçi shkoi dhe më tej duke pohuar se Prokuroria nuk disponon asnjë provë nëse shtetasi Xhevat Demiri, është shtetas që jeton apo që ka vdekur.
Mbrojtja
1. Aldo Bare nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën akuzë.
2. Gramos Selmani është thirrur si i pandehur, kur ska qenë i tillë.
3. Xhevat Demiri nuk dihet nëse është i vdekur ose jo.
4. Ska raporte, mjekësore e tjerë për kufomën e Demirit.
5. Apeli rrëzoi dy dëshmitarët për vrasjen e Xhevat Demirit.
6. Procesi ndaj Bares ka ngjyrime politike.
7. Dhënien menjëherë të lirisë Aldo Bares.
Gjyqtarët
Për shkak se të gjithë gjyqtarët kanë shqyrtuar dosjen në ngarkim të Aldo Bares, tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda do ti drejtohet me shkresë sërish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të caktuar një tjetër trup gjykues nga gjykatat e tjera të rretheve. Por duke marrë parasysh procedurën ligjore, duket se kjo çështje pritet të bëhet pas një muaji. Pritet se ashtu si në seancën e parë, KLD të vendosë për gjykimin e Bares gjyqtarë nga gjykata e Tiranës.
Cili është Aldo Bare dhe roli i tij në bandë
Emri i “të fortit” të Lushnjës,
skalitur në kujtesë si “Profesori”
Emri i Aldo Bares, sipas drejtësisë shqiptare, rezulton të jetë i falsifikuar dhe se është përdorur nga Alfred Shkurti, për tu larguar nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në Turqi. Për ti shpëtuar, syve të policisë shqiptare, Shkurti ka falsifikuar emrin duke u quajtur Aldo Bare, dhe që kishte kompetencat e presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut. Pikërisht nën hijen e kësaj të fundit ai është larguar nga Shqipëria, duke u rikthyer dy vjet më parë si rezultat i ekstradimit të tij nga Turqia. Emri i Alfred Shkurtit në dokumentet e Prokurorisë del haptazi në muajin korrik 1997, ku ai sulmon një pritë kundërshtarin e tij Artur Daja. Por në tentativë për të vrarë këtë të fundit, gjatë sulmit mbetet i vrarë vëllai i tij Rramadan Shkurti dhe shoku Bardhyl Rabija. Që prej këtij momenti Alfred Shkurti për tu hakmarrë vendosi të formojë grupin e tij, që njihet sot si Banda e Lushnjës. Grupi numëronte rreth 30 persona, që janë të rrethit shoqëror dhe farefisnor të Shkurtit. Të gjithë anëtarët i bindeshin në përpikëri urdhrave të Bares, të cilët preferonin ta thërrisnin me nofkat “I madhi”, “Kapoja” apo “Profesori”.
Komisariati paralel në Myzeqe dhe “Karavastaja”
Banda e Lushnjës, hierarkia
e bosëve dhe trafiqet e shumta
Që prej krijimit të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, njihet si drejtuesi kryesor i saj, duke e vendosur selinë e saj në një ambient ngjitur me komisariatin e policisë në Lushnjë. Ky vend njihet nga të gjithë si komisariati nr.2 dhe se aty qytetarët kërkonin ndihmë, por dhe se aty zhvilloheshin mbledhjet dhe planet për eliminimin e kundërshtarëve. Pas, Aldo Bares, hierarkia në grup vijonte me Enver Dondollakun, i cili njihej si krahu i djathtë dhe më i besuar i Bares. Grupi shfrytëzonte mjete të ndryshme, si shantazhi, kërcënimi, keqtrajtimi e deri tek armët, për personat që nuk i bindeshin në qytetin e Lushnjës. Ndërkohë që burimi më i madh financiar i këtij grupi ishte laguna e “Karavastasë”, ku veç peshkut, grupi arrinte të trafikonte prej andej sasi të mëdha droge, por dhe prostituta. Ndërkohë vrasjet më të bujshme janë: ajo e shtetasit Xhevat Demiri, oficerit të policisë Klenti Bano dhe biznesmenit Gani Taullai.