E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te semuret rende Vasili me mjeket italiane

Rindizet një tjetër shpresë për të jetuar për të pacientët shqiptarë me diagnoza të vështira, të cilët do të trajtohen në spitalet e Triestes në Itali. Në një takim të Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili me përfaqësues të shëndetësisë italiane, këta të fundit kanë premtuar se të sëmurët me diagnoza të vështira dhe të pamundura për t’u kuruar këtu; do të dërgohen për trajtim në Itali.

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në kualifikimin afatgjatë të mjekëve shqiptarë. Si pjesë e kësaj marrëveshje javën e shkuar tetë mjekë shqiptarë dhe 11 infermierë janë trajnuar në disa fusha specifike, si terapia e fibrozës cistike, ORL, ndërhyrja e shpejtë në pediatri, kërkimi farma-kinetike dhe për përgatitjen e citostatikve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›