Arsenal armësh në Patos, gjendet dhe një snajper i rrallë
04/10/2011 Arrestohet një i ri, në kërkim xhaxhai
FIER- Arsenal armësh dhe municionesh në qytetin naftëtar të Patosit. Në orët e mbrëmjes, policia e qarkut Fier ka deklaruar se nga kjo drejtori është finalizuar operacioni i koduar “Snajperi”. Kështu vetëm në një banesë në lagjen “Rerëz” në Patos është arritur të zbulohet një snajper izraelit dhe shumë armë dhe municione të tjera. Për sa i përket snajperit, specialistët thonë që është i rrallë në vendin tonë. Ndërkohë policia ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën deklaron: “Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Emino Xh., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi me inicialet F.Xh, 44 vjeç, xhaxhai i të arrestuarit”,-vijon policia. Policia konfirmon se në banesën e shtetasit me iniciale F.Xh, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një snajper izraelit G 3, një pistoletë të tipit “Zastava”, një pistoletë automatike e tipit “Skorpions”, të treja këto armë zjarri të pajisura me silenciator, një sasi prej 110 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme. A. Damini