Kokaine e snajper. Fier arme me qitje deri 2.5 km
Policia në Fier ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, nën akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Snajperi” ka vënë në pranga 22-vjecarin Eni Xhelaj, ndërsa xhaxhai i tij F.Xhelaj, 44 vjeç, është shpallur në kërkim.
Përvec sekuestrimit të 110 gramëve heroine të pastër, dy peshoreve elektronike farmaceutike dhe 2 pistoletave me silenciator, policia është befasuar kur në shtëpinë e 44-vjecarit ka gjetur një snajper model G3 me silenciator. Kjo është një armë tepër e rrallë, me një gjatësi qitjeje deri në 2,5 kilometra, prodhim izraelit, e cila renditet ndër 10 armët më të mira në botë.
"Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Eni Xhelaj, 22 vjec, banues në Rërëz, Patos të rrethi Fier. Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi me iniciale F.XH, 44 vjec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale, trafikim i armëve dhe municioni dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve", bëri të ditur zëdhënësja e policisë së Fierit, Valbona Meco.
Ndërkohë, në Korçë, pas informacioneve të marra nga terreni, forcat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e katër personave pasi në automjetin më të cilin ata udhëtonin, u gjetën 10 kg kanabis sativa.
"U finalizua me sukses operacioni i quajtur 'Maliqi', ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, Ajet Bazelli, 50 vjec, Besim Zguri, 23 vjec, Nertil Zhukani, 23 vjec dhe Luan Prrenjasi 24 vjec, të cilët merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, në disa qytete të qarkut, kryesisht, Korcë, Maliq, Pogradec dhe Bilisht. Gjithashtu theksojmë se këta autorë kanë qenë me precedent të mëparshëm për të njëjtën vepër penale të cituar më lart", tha Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Eftiola Kacorri.
Burimet policore flasin për një rrjet më të gjerë trafikantësh të hashashit, i cili mendohet se do të shpërndahej në Pogradec, kryesisht nëpër gjimnazet e këtij qyteti. Për këtë arsye, hetimet e policisë po vijojnë në Pogradec për të gjetur personat pritës të lëndës narkotike.
A.Nushi &J.Gjanci