Gjyqi Shkup-Athinë për emrin, në janar
Athina dhe Shkupi do të përballen në Gjykatën e Hagës në fillim të janarit, pas padisë së paraqitur nga Maqedonia për emrin e saj kushtetues dhe konfliktin me shtetin fqinj. Ministria e Jashtme në Shkup vërtetoi se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dërgoi njoftimin për takimin, ku do të bisedohet për çështjet procedurale që duhet të përcaktojnë rrjedhën e procesit. Procesi gjyqësor do të udhëhiqet nga kryetarja e kësaj gjykate, Rozalin Higins. Maqedonia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski ndërsa përfaqësues i palës greke do të jetë ambasadori grek në Holandë, Konstantinos Ralis.
Greqi, studentët protesta në sheshin “Omonia”
Sheshi “Omonia”, në qendër të Athinës, u mbush dje me protestues që manifestuan për shkak të vdekjes së adoleshentit të vrarë nga një polic disa ditë më parë. Mbi 3 000 studentë, liceistë dhe profesorë, bllokuan qendrën e Athinës për shkak të këtyre manifestimeve. Grupi i parë i manifestuesve u mblodh në sheshin “Omonia”, në qendër të qytetit, ndërsa grupi i dytë u mblodh para Universitetit të Athinës. Ato shënuan ditën e trembëdhjetë të një mobilizimi të paprecedent kundër vdekjes së adoleshentit të vrarë. Sindikata e Mësuesve, Federata e Punëtorëve grekë dhe sindikatat kryesore të vendit, më herët njoftuan se do të ishin në mbështetje të këtyre protestave. Qendra e Athinës u bllokua plotësisht në mesditë dhe autoritetet u kërkuan banorëve të mënjanonin manifestimet në këtë vend.
19 Dhjetor 2008