Zbulohet rrjeti i trafikut klandestin drejt Greqisë, 6 veta në pranga
“Ginga sjell arrestimin e trafikantëve nga Berati, Fieri dhe Gjirokastra. Hetimet nisën 2 muaj më parë. Në kërkim edhe tre persona të tjerë
Eneida Petova
BERAT – Pas disa tentativash për trafik klandestinësh drejt Greqisë, më në fund policia ka arritur të zbardhë rrjetin dhe të arrestojë gjashtë persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Beratit bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar me emrin "Ginga", seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, ka goditur një rrjet trafikantësh që vepronin në rrethet e Beratit, Fierit dhe Gjirokastrës. Sipas tyre, kanë rënë në praga shtetasit Romeo Hajdini, 18 vjeç, nga Berati; Taulant Hysi, 21 vjeç, nga Fieri; Engjëll Veizaj, 46 vjeç, nga qyteti i Gjirokastrës; bashkëqytetari i tij, Spartak Cacaj, 37 vjeç; Edvin Qato, 29 vjeç, nga Berati dhe Asqeri Mehmetaj, 42 vjeç, banues në lagjen "Kastriot" në qytetin e Fierit. Aksioni antitrafik vazhdon pasi janë shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë: Leonard Hysi, 43 vjeç, nga qyteti i Fierit; Altin Çepele, 20 vjeç, nga qyteti i Roskovecit dhe Agron Ymeraj, 43 vjeç, nga rrethi i Beratit.
Rrjeti
Burimet zyrtare nga organi i hetimit pohojnë se ky grup trafikantësh ndihmonte shtetasit shqiptarë në kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt një shume prej 2500-3000 eurosh për person. Numri i personave të trafikuar nga ky rrjet, me shtrirje në disa rrethe të vendit, ka arritur në më shumë se 70 shtetas të trafikuar. Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tre shtetasve të tjerë, të shpallur në kërkim.
Trafiku
Pasi ndodhi tragjedia në liqenin e Butrintit, ku gjetën vdekjen pesë persona në përpjekjen për të kaluar me barkë drejt Greqisë, u hodhën dyshime për një rrjet të organizuar trafiku me qendër në Fier. Edhe disa tentativa të tjera për kalime të paligjshme kufiri në zonën e Gjirokastrës u pasuan me arrestimin e disa shtetasve nga Fieri dhe Berati. Hetimet nisën dy muaj më parë dhe përfunduan ditën e djeshme, me zbulimin e një grupi të organizuar trafikantësh klandestinë drejt Greqisë.
TË ARRESTUARIT
Romeo Hajdini, 18 vjeç, banues në fshatin "Orizaj" të komunës Otllak në rrethin e Beratit
Taulant Hysi, 21 vjeç, banues në lagjen "Apolonia" në qytetin e Fierit
Engjëll Veizaj, 46 vjeç, banues në fshatin Nashilent të qytetit të Gjirokastrës
Spartak Cacaj, 37 vjeç, banues në lagjen "18 Tetori” në Gjirokastër
Edvin Qato, 29 vjeç, banues në fshatin Dyshnik të komunës Otllak në rrethin e Beratit
Asqeri Mehmetaj, 42 vjeç, banues në lagjen "Kastriot" në qytetin e Fierit
NË KËRKIM
Leonard Hysi, 43 vjeç, nga qyteti i Fierit
altin Çepele, 20 vjeç, nga qyteti i Roskovecit
Agron Ymeraj, 43 vjeç, nga rrethi i Beratit
19 Dhjetor 2008