Identifikohet vajza e papunë dhe e varfër që u hodh nga pallati
27-vjeçarja ka kryer vetëvrasje se e përjetonte keq faktin që ishte e papunë. Prindërit e Anila Xhepës kanë mundur, mes lotëve, ta njohin vajzën e tyre
Tiranë – Identifikohet e reja që gjeti vdekjen pak orë pasi ra nga një lartësi pallati në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dy ditë më parë. Ajo është 27-vjeçarja Anila Xhevdet Xhepa, banuese në periferi të kryeqytetit.
Identifikimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë bënë të ditur për gazetën “Albania” se arritën të identifikojnë dje 27-vjeçaren Anila Xhevdet Xhepa, banuese në Tiranë. E ndjera, me banim në Kombinat, gjeti vdekjen dy ditë më parë nga hedhja nga kati i pestë i një pallati. Edhe pas ndihmës së menjëhershme mjekësore të dhënë, 27-vjeçarja gjeti vdekjen në spital. Aktualisht grupi hetimor i formuar për këtë qëllim thotë se po vazhdon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Nga hetimet bëhet e ditur se dyshimet më të forta janë për një akt vetëflijimi. E reja ka qenë me një gazetë njoftimesh në duar dhe me të ka kërkuar punë, madje ka nënvizuar disa kërkesa punësimi në dyqane të ndryshme të Tiranës. Në një moment të dyshuar depresioni, duke e përjetuar keq faktin që ishte e papunë, besohet të ketë kryer vetëvrasje.
Ngjarja
E reja që u hodh dy ditë më parë nga një pallat pranë zonës së ish-Bllokut në kryeqytet, me gjithë përpjekjet e bëra nga mjekët për ta nxjerrë nga rreziku për jetën, nuk ka arritur të mbijetojë. Policia u shpreh e shqetësuar pasi e reja nuk njihej nga askush prej banorëve të pallatit dhe zonës përreth, ndaj kërkoi ndihmë për të bërë të mundur identifikimin e saj. Për incidentin salla operative e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë u lajmërua dje rreth orës 10:00: “Ne mësuam se është hedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Tiranë një shtetase e moshës rreth 25 vjeçe”, - sqaroi policia. E dëmtuara është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Ushtarak Tiranë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, por me gjithë ndihmën e dhënë, rreth orës 14:30 ka gjetur vdekjen. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, si dhe grupi hetimor, i cili po vazhdon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
19 Dhjetor 2008