Seria A eksodi i kampioneve

Vera njihet për eksodin, mbi të gjitha nga qytetet drejt plazheve. Megjithatë, eksodi i vërtetë është ai që u përjetua në futbollin italian. Mbi 70 futbollistë janë larguar nga skuadrat e Serisë A gjatë kësaj periudhe.
Tërheqjet nga futbolli të Kordobës dhe Inzagit, milionat e Paris Seint Zhermenit për Ibrahimoviç, Lavecin e Tiago Silvën apo rikthimi i Borinit në Angli te Liverpuli. Këta ishin vetëm disa prej yjeve që i thanë lamtumirë kampionatit elitar në Itali.
Lojtarët që bën gati valixhet dhe ndryshuan destinacion apo mënyrë jete janë të shumtë. Emra me peshë në Serinë A, që arrinin të emociononin tifozët dhe që merrnin duartrokitjet e tyre.
Ka nga ata që kanë ndryshuar kontinent, si Nesta e Di Vaio që luajnë në Kanada dhe Sedorf në Brazil, por është edhe Alesandro Del Piero, që ende nuk ka gjetur një skuadër të re, pasi Juventusi nuk i rinovoi kontratën.
Në anën tjetër, ka nga ata që kanë nisur punën si zyrtarë të klubeve ku kanë luajtur, siç është rasti i Kordobës te Interi apo Inzagi që nisi karrierën si trajner moshash te Milani. “Top 10” e të larguarve nga Seria A, plotësohet nga largimi i Xhenaro Gatuzos, që tashmë luan në radhët e Sionit.
Natyrshëm që më të pakënaqurit nga eksodi i verës në futbollin italian janë tifozët e Milanit, të cilët panë largimin e shumë idhujve, ndërsa ende nuk kanë arritur të festojnë për rikthimin e Kaka.
Largimi i futbollistëve në numër kaq të madh nga Seria A gjatë merkatos së verës dhe vështirësitë e klubeve për të investuar për blerje të rëndësishme pritet të ndikojë në uljen e cilësisë së aktivitetit. Megjithatë, ky do të jetë edhe një kampionat me shumë të panjohura dhe mjaft interesant, ku mbeten për t’u zbuluar se cilët do të jenë yjet e rinj.