E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj "bandës" së Durrësit, lexohen deklarimet e familjarëve të Sotirit

TIRANË- Në seancën e djeshme gjyqësor ndaj 16 të pandehurve të akuzuar si pjesëtar të "bandës" së Durrësit ka përfunduar "rrëfimin" e saj shtetasja F.J. e njohur ndryshe si nëna e ish-"Miss Skraparit" që u përdor nga i ndjeri Klodian Saliu si karrem për të vrarë shtetasin Marsel Sotiri si dhe u lexuan deklarimet e dhëna nga familjarët e Sotirit në prokurori.


Seanca e gjyqësore e parashikuar të vazhdonte në ora 9:00 nuk ka filluar për shkak të mungesës së avokatëve, që e ka detyruar gjykatën të shty vazhdimin e seancës gjyqësore për dy orë, duke filluar në ora 11:00 me paraqitjen e të pandehurit që i mungonte avokati.


Me paraqitjen e këtij të pandehuri që ishte dakord të vazhdonte gjyqi pa pranin e avokatit të tij, gjykata i kërkoi prokurorisë të vazhdoi me pyetjen e dëshmitares F.J. E cila tregoi versionin e ngjarjeve të ndodhura në Durrës ku ishte përfshirë vajza e saj me iniciale V.J. "Ajo ka qenë e dashura e Klodian Saliut dhe është përdorur nga ky për të fut në kurth Marsel Sotirin pasi herën e parë nuk kishin arritur ta vrisnin.


Më pas, vajza ka marr një banesë me qira me kërkesë të Saliut dhe i është afruar Sotirit, duke i treguar lëvizjet të dashurit të saj tashmë të ndjerë. Marseli është vrarë në zonën e plazhit pranë shtëpisë ku vajza kishte marr me qera. Më pas, ajo është dërguar në Itali ku është shfrytëzuar për prostitucion. Kur është kthyer në Shqipëri ishte rrëmbyer nga Endrit Dokle e Indrit Tauallaj për 18 muaj për të mos dëshmuar në polici për plagosjen e Sotirit ku ishte gjetur një armë.


Më pas është dërguar sërish në Itali ku dhe është shfrytëzuar për prostitucion dhe më pas e kanë sjell në Shqipëri"-tha nëna e ish-"Miss Skraparit" me inicialet F.J. e veshur me xhinse dhe një bluzë ngjyrë blu. Më pas, prokurori ka kërkuar nga Gjykata të lexoi deklarimet e shtetasit Vangje e Teuta Sotiri prindërve të Marsel Sotirit dhe motrës së tij pasi ata ndodheshin në Itali.


Kjo kërkesë u pranua dhe u lexuan deklarimet, por, në asnjërin nga tre procesverbalet e lexuara familjarët e Sotirit nuk drejtonin gishtin për autorët e vrasjes së djalit të tyre. "Ne nuk kishim hasmëri me njeri dhe nuk e dimë kush na e vrau djalin.


Nga media, policia e burime të ndryshme kemi mësuar se djalin na e kanë vrarë "banda" e Lulëzim Berishës dhe Klodian Saliut, por ne nuk kemi fakte"-mësohet të kenë thënë para prokurorit në fazën hetimore tre familjarët e Sotirit.


Gjithashtu, mësohet se ata kishin pranuan para prokurorisë se kishin marr pjesë në varrimin e Ilir Pajës dhe Vrion Currit pasi ishin shokët e djalit të tyre. Pasi u dëgjuan edhe këto procesverbale, seanca u ndërpre për të vazhduar të hënën e ardhshme me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë të akuzës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›