Qëllohet me armë në makinë i riu, rrezikon jetën
01/06/2010 Ende asnjë pistë për ngjarjen
VLORE- Ka qenë ora 23.45 minuta kur një breshëri kallashnikovi e zgjatur është ndierë në zonën e Skelës. I plagosur rëndë ka mbetur një 27-vjeçar Klodian Haxhiraj. Sipas policisë, i riu ka qenë duke lëvizur në drejtim të banesës së tij, e cila ishte vetëm 100 metra larg me automjetin tip Mercedes Benz me Targa VL 7762 C kur në këtë moment i është afruar një tjetër automjet po dhe ky Mercedes gri me targa gjermane dhe në momentin që Klodiani kujtoj se do ta parakalonte ka hapur krahun dhe ka ulur shpejtësinë. Pas disa sekondash nga dritarja e automjetit tjetër është dëgjuar një breshëri automatiku, ku rreth 20 plumba kanë përshkuar pjesën e djathtë të makinës së Klodianit dhe si pasojë disa nga plumbat kanë përshkuar dhe trupin e tij. Makina që ka qëlluar është larguar nga vendngjarja dhe kanë lënë të plagosur rëndë 27-vjeçarin, i cili është marrë menjëherë nga banorët e lagjes së tij dhe është dërguar në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke identifikuar mjetin, i cili goditi dhe pas 15 minuta më pas është gjetur nga policia në një rrugicë në lagjen “10 Korriku” ku ishte duke u djegur. Nga dëshmitë e marra u mësua se automjeti Mercedes Benz me targa gjermane EMC 311 ishte ai i përdorur nga autorët e krimit. Në mjetin e djegur, i cili ishte me targa gjermane brenda është gjetur dhe arma e krimit tip kallashnikov. Sipas banorëve të zonës, 27-vjeçari njihej si person pa probleme, si dhe intelektual pasi ai është mësues fizkulture në një shkollë private të mesme të Vlorës, si dhe ka marrë disa tituj ballkanik në kampionate të sportit të mundjes, duke qenë njëkohësisht dhe trajner me para të rinjtë për mundje. Sipas policisë, automjeti i përdorur për atentatin ishte vjedhur rreth një muaj më parë në Fier dhe targa gjermane të vendosura kanë qenë të falsifikuara. Sipas burimeve të policisë, parapërgatitja në çdo detaj që nga përdorimi i makinës së vjedhur dhe deri te djegia e automjetit tregojnë qartë se është një atentat i parapërgatitur dhe jo një debat i momentit.