Gjyqtarët, Topi: Vareni nga Kushtetuta
Mos lejoni që pushtetet e tjera të interferojnë në punën tuaj. Kështu iu është drejtuar Presidenti Bamir Topi gjashtë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, gjatë ceremonisë së tyre në Presidencë.
ADI SHKEMBI
Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se, pavarësisht back-ground-it të tyre, gjyqtarët e rinj nuk duhet të varen nga preferencat politike. “Nocioni dinjitet kërkon që në punën tuaj të mos lejohen interferenca nga pushtete të tjera dhe as nga emra të përveçëm pushtetarësh, interesat e të cilëve preken apo marrin zgjidhje në Gjykatën e Lartë. Back-ground-i i larmishëm, nga i cili ju vini, nuk duhet të paracaktojë sjelljen tuaj në të ardhmen. Varësia juaj e vërtetë nuk mund të jenë preferencat politike, edhe pse Kuvendi miratoi emrat tuaj, por vetëm nga Kushtetuta dhe ligjet, që përbëjnë garancinë tuaj më të mirë për një karrierë gjyqësore”, u shpreh dje kreu i shtetit. Duke folur për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Topi tha se: “Procesi i përzgjedhjes dhe zgjedhja juaj në këtë detyrë të rëndësishme u shoqërua jo vetëm nga transparenca dhe konsultat cilësore prej ekspertëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të cilët gjej rastin të shpreh falënderimet më të sinqerta për ndihmën që dhanë, por edhe nga një debat i gjerë politik e institucional dhe një ndjeshmëri e theksuar publike. Këndvështrimet e ndryshme politike, profesionale, ndoshta edhe personale, dëshmojnë në mënyrë elokuente se çështjet e drejtësisë, e sidomos konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të saj në Shqipëri, janë kthyer në sfida parësore për arritjen e standardeve bashkëkohore të shtetit të së drejtës”, u shpreh Topi. Më tej, presidenti u shpreh se gjykata është garanti i funksionimit të shtetit ligjor dhe i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. “Respekti për institucionet e drejtësisë duhet të tregohet jo formalisht, apo nëpërmjet retorikës politike, por nëpërmjet vullnetit të pastër politik për reforma të gjera e të thella në vazhdimësi, me përgjegjshmëri, vlerësim profesional dhe etikë të komunikimit qytetar, për të prodhuar një imazh të fortë publik për një drejtësi të pa korruptuar, për të cilën jemi të uritur”, theksoi më tej kreu i shtetit. Sipas Topit, profesionalizmi që duhet të demonstrojnë anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jetë shembull për anëtarët e gjykatave të Rretheve dhe të Apelit. “Ardhja juaj në majën piramidale të ushtrimit të pushtetit gjyqësor, përkon me një kohë përfshirjesh në procese integruese të shtetit shqiptar. Në një kohë si kjo, vlera e drejtësisë po nënvizohet gjithnjë e më shumë, si kusht dhe premisë për përfitimin e statusit të një vendi evropian jo vetëm në hartë fizike, por edhe në atë politike dhe kur të gjitha institucionet e sektorit të drejtësisë, po dëshmojnë për një shkëputje përfundimtare nga apatia dhe klientelizmat”, përfundoi Topi.