Kreu i ri i Gjykatës së Lartë,në shtator
Me nisjen e sesionit parlamentar në shtator do të zgjidhet edhe kryetari i Gjykatës së Lartë.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se, kreu i shtetit do të nxjerrë dekretin për kryetarin e Gjykatës së Lartë, në ditët e para të nisjes së punës së Parlamentit. Në nenin 136 të Kushtetutës (Emërimi i gjyqtarëve) thuhet se: “1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Njëri nga anëtarët emërohet kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni”.