"Sfida imë, është për zhvillimin e Sarandës dhe jo qytetarit Fatos Nano"

00/00/0000 Besnik Aliaj, kandidati i PD-së përballë Kryeministrit Nano, premton një fushatë pa akuza
Kandidati i Partisë Demokratike, Besnik Aliaj, në një intervistë për "Metropol", sqaron arsyet e kandidimit të tij përballë Kryeministrit Nano në Sarandë. Aliaj thotë se vendimi i tij për të kandiduar përballë Kryeministrit më shumë se sfidë ndaj kreut të qeverisë ka si synim implementimin e strategjive dhe projekteve, që ai vetë ka për zhvillimin e bregdetit shqiptar. Aliaj shprehet se nga ana e kreut demokrat Berisha i janë ofruar dhe zona kandidimi në bastionet e PD-së, por ai vetë ka kërkuar Sarandën. Kandidati i PD-së sqaron se një garë elektorale është përballje alternativash dhe ajo vështirësohet vetëm kur një prej rivalëve shkon me synimin për të blerë votat. Aliaj fitoren e tij përballë Kryeministrit e konsideron të vështirë, por jo të pamundur, ndërkohë që premton një fushatë pa konflikte dhe akuza për kundërshtarin, por me prezantime projektesh dhe alternativash zhvillimi për zonën
Ju kandidoni në një zonë me Kryeministrin Nano. A e konsideroni një përballje të vështirë dhe përse e pranuat këtë kandidim përballë Kryeministrit?
Unë kandidoj në zonën elektorale numër 99, për Partinë Demokratike, e cila përfshin Bashkinë e Sarandës, Ksamilit dhe komunat e Gjashtës dhe Metoqit. Unë në këtë zonë do të jem përballë disa kandidatëve, dhe një prej tyre është dhe qytetari Fatos Nano, që aktualisht është dhe Kryeministër dhe kryetar i PS-së. Ndërsa, për sa i përket vështirësisë, dua të them që zgjedhjet janë një gjë normale në demokraci. Përballë elektoratit fitojnë alternativat, me të cilat paraqitesh te votuesi. Zgjedhjet janë një gjë normale në demokraci. Unë, natyrisht, kam hyrë në garë për të fituar dhe kjo ka vështirësitë e veta. Por, unë mendoj se përballjet bëhen më të vështira atje ku nuk funksionon demokracia. Pra, vështirësia qëndron atje ku shkohet me synimin për të manipuluar dhe blerë votat. Gjithsesi, besoj se këto janë probleme të kaluara dhe se këto zgjedhje do të jenë përballje alternativash dhe jo manipulimesh.
A keni pasur oferta të tjera nga PD-ja për të kandiduar dhe në rast se po, përse vendosët të kandidoni pikërisht në Sarandë?
Të them të drejtën, nuk jam dhe aq i sigurt nëse do ta pranoja këtë përballje në rast se ajo do të ishte fjala vjen në Sarandë. Ç'është e vërteta, kam pasur dhe oferta të tjera nga ana e PD-së për të kandiduar, dhe në ato që mund të konsiderohen si zona të sigurta të saj. Sarandën e kam kërkuar vetë, dhe jo pa qëllim. Profesioni im është arkitekt, dhe mendoj se Saranda më shumë se për demagogji ka nevojë për projekte konkrete. Saranda është një perlë e turizimit shqiptar, dhe kjo degë e ekonomisë është dhe "Thembra e Akilit" për zhvillimin e këtij vendi, dhe për integrimin në Evropë. Saranda është një qytet me bukurinë që i ka falur Zoti, por që nuk po shfrytëzohet. Nuk është problemi se unë sot kandidoj nën siglën e opozitës, dhe e bëj këtë deklarim për efekt të fushatës elektorale. Aspak, unë kam qenë i hapur të bashkëpunoj dhe me qeverinë, për implementimin e këtyre projekteve, pavarësisht rezervave që mund të kisha dhe që i kam bërë publike. Sfida ime kryesore është zhvillimi i Sarandës dhe jo qytetari Fatos Nano. Por, nga ana e qeverisë, duhet ta pranojmë që nuk është reaguar në këtë drejtim. Ekspertiza e kësaj gjendjeje kërkon vullnet politik, dhe këtë vullnet ma afroi vetëm Partia Demokratike. Kam qenë dhe jam i mendimit se zhvillimi i sektorit të turizmit duhet të fillojë nga Saranda. Në Sarandë përputhen më së miri ekspertiza me vlerat e angazhimit qytetar. Unë jam i barabartë me një qytetar sarandiot, i cili sheh çdo ditë se si shkatërrohet prona e tij dhe si monopolizohet dhe betonohet çdo ditë bregdeti i kësaj zone. Unë do të ndihmoj qytetarët e Sarandës që të mos e lëmë këtë qytet në kthetrat e monopolit, dhe këtë do ta bëj përpara dhe mbas zgjedhjeve.
Përse duhet t'ju besojnë qytetarët e Sarandës në ato që thoni, kur ju kandidoni nën siglën e një partie politike, qeverisja e së cilës nuk bëri thuajse asgjë gjatë qeverisjes së saj për këtë qytet?
Eshtë e vërtetë se gjatë qeverisjes së saj Partia Demokratike ka pasur problemet e veta, për të cilat vetë kryetari Berisha ka kërkuar falje. Unë, personalisht, nuk do e kisha besuar këtë falje të kryetarit të saj, në rast se unë vetë i pari nuk do të shihja ndryshimet e njëpasnjëshme që pësoi kjo forcë politike. Eshtë për t'u respektuar gjithashtu dhe prononcimi i Berishës se, "si në rast fitoreje, ashtu dhe humbjeje do të marr përgjegjësitë që më takojnë". E thashë dhe më parë se ekspertiza dhe implementimi i ideve, sidomos nga shoqëria civile, prej nga vij dhe unë, kërkojnë më së pari vullnet politik. Ngritja e KOP, që është një strukturë e përbërë krejtësisht nga specialistë të shoqërisë civile, është një proces që duhet përshëndetur. Kjo është një strukturë, e cila ka hartuar strategjitë për zhvillimin, strategji të cilat kanë ekzistuar edhe më parë, por që asnjë forcë politike nuk ka pasur vullnetin e duhur për t'i implementuar në të mirë të vendit. Nga ana tjetër, mendoj se as unë nuk do kisha kandiduar në Sarandë në rast se politika e PD-së nuk do të ishte bazuar në strategji dhe premtime konkrete. Vetë motoja e saj "Koha për Ndryshim" tregon shumë. Dhe jam i bindur se kjo kohë ka ardhur. Partisë Socialiste i mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin dhe informalitetin në ekonomi. Jemi në një kohë kur raportet ndërkombëtare e radhisin Shqipërinë ndër vendet me korrupsion më të lartë, dhe kur rreth 77 për qind e firmave private paguajnë ryshfet. Jemi në një kohë kur megjithëse kemi taksat më të larta të vendeve të rajonit, sërish mungojnë investimet dhe infrastruktura për zhvillim. Janë bllokuar refromat institucionale, të cilat mbajnë peng dhe integrimin e vendit, gjë që është e pafalshme. Platforma e paraqitur nga PD, e përgatitur nga teknicienët e shoqërisë civile, bazohet në zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e turizmit, çlirimin e tregut nga monopoli, reformat në sistemin energjetik etj. Janë një mori çështjesh, të cilat më bindën që të kandidoj në Sarandë, dhe jo vetëm se në këtë zonë kandidon Kryeministri Nano, por jam i bindur se këtu kontributi im është më i dobishëm.
Cila do të jetë strategjia juaj e fushatës, dhe si jeni pritur nga sarandiotët gjatë këtyre takimeve?
Këto janë disa nga detajet e fushatës, dhe ndoshta është ende herët për t'i bërë publike, pasi fushata zyrtare ende nuk ka filluar. Deri tani kam pasur një mori takimesh me qytetarë të Sarandës, me të cilët kam biseduar për ato probleme që i shqetësojnë. Dua të them se fushata ime do të jetë e thjeshtë, do të jetë së pari një bashkëbisedim dhe bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone. Në prezantimin tim të parë u thashë qytetarëve të këtij vendi se nuk jam as më pak dhe as më shumë, por një qytetar si ata, që vuaj mungesën e dritave, që vuaj mungesën e rrugëve, që vuaj ta shoh Sarandën të bëhet një nga pikat më të bukura turistike të këtij vendi, dhe jo monopol në duart e njërit apo tjetrit. Kam vënë re gjatë takimeve se sarandiotët janë njerëz të thjeshtë dhe shumë mikpritës dhe mund të them se deri tani më kanë pritur shumë mirë. Ata e kanë ndjerë se vërtet është koha për-ndryshim Gjithsesi deri në ditën e zgjedhjeve mbetet ende shumë për të bërë.
Si i konsideroni kundërshtarët tuaj të së majtës në Sarandë, pra Kryeministrin Nano dhe kandidatin e LSI-së, Flamur Hysi?
E kam thënë që në fillim, se ata i konsideroj thjesht si dy qytetarë, që kandidojnë përballë meje. Politikën e konfliktit dhe të sharjeve kam menduar që t'ia lë gjeneratës së vjetër politike, ata janë mjeshtra në këtë punë. I kastës së vjetër është dhe mendimi se prerja e shiritave të inaugurimit në prag të fushatës elektorale do t'i japë fitoren. Ashtu e mendojnë dhe ashtu le të bëjnë. Unë kam bindjen se brezi i ri i ka të gjitha kapacitetet për të bërë një hap të madh reformues, për të evidentuar lidershipin e të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ky vend ka nevojë për vizion, dhe vullnet të mirë politik për zhvillimin e tij