Përballë PS-PD-së do të vendos alternativat e LSI-së për qytetin bregdetar

00/00/0000 Kandidati i LSI-së, Flamur Hysi, thekson se shpreson në votën e elektoratit të Sarandës përballë Nanos dhe Aliajt
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Hysi, ka theksuar se përballë kandidaturës së Fatos Nanos do të paraqesë idetë dhe alternativat më të mira për Sarandën. Megjithatë, ai nuk nxitohet të deklarojë nëse do të fitojë apo jo zgjedhjet përballë kandidaturës së PD-së dhe asaj të PS-së. Sipas tij, do të jetë vota e elektoratit që do të përcaktojë se cili do të jetë fituesi. "Përballë kandidatit të PS-së do të jetë konkurrenca e atyre mendimeve, ideve, programeve dhe alternativave që do ta bëjnë qytetarin shqiptar dhe atë sarandiot të bindet për të dhënë votën, i cili është selektori më i mirë, duke balancuar në të gjitha drejtimet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen", tha Hysi në lidhje me kandidaturën e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ndërsa për emrin e paraqitur nga PD-jë, Besnik Alia, konkurrenti i LSI-së e vë theksin te drejtimi që i ka dhënë PD-ja Shqipërisë 8 vjet më parë. "Ndaj sfondit të tij politik, do t'u tërhiqja vëmendjen gjithë shqiptarëve kudo që janë, në Shqipëri e nëpër botë, që si pasojë e asaj politike që është në themel, e rifreskuar përsëri politikisht nga Kongresi i saj, se në Shqipëri, në gjendjen aktuale, VOTUESIT nuk duhet ta shpërdorojnë votën e tyre, duke votuar të djathtën, me të njëjtin burim frymëzimi si në vitin '92. Uroj që të kemi ndryshime edhe atje (për të mirën e kombit), por sa konstatohet, prespektiva është e zymtë, pavarësisht nga frymëzimet e momentit", tha Hysi.
Jeni caktuar kandidat i LSI-së në Sarandë, si e komentoni?
Për caktimin tim si kandidat i LSI-së në Sarandë, më lejoni të shpreh disa mendime.
a- Si një veprim real vlerësimi të strukturave të bazës dhe të qendrës së LSI-së, për çka përfaqëson LSI-ja, për bazën ekonomiko-shoqërore, për përbërjen e saj, për alternativën, objektivin dhe misionin historik, që kjo forcë politike e majtë ka ndërmarrë përpara popullit, kombit, të ardhmes.
b- Si një angazhim mbi bazën e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, të qytetarisë, që LSI-ja përçon te shqiptarët, se sot më shumë se kurrë, pas 15 vjetëve të epokës tranzicion, u kërkon shqiptarëve të kuptojnë gjendjen në të cilën ndodhen, të analizojnë këto vite tranzicioni dhe të zgjedhin perspektivën, të ardhmen, vlerën dhe integrimin, që përbëjnë bazën me të cilën LSI-ja, si forca e majtë e së ardhmes, do t'i udhëheqë ata drejt integrimit.
c- Si akt civilizimi për t'i kthyer të gjithë asaj zone, treve dhe banorëve të saj kontributin që kanë investuar te pasardhësit e tyre, mundin e sakrificën e tyre për edukimin, shkollimin dhe kulturën që ata ndër vite kanë përçuar, por politika 15-vjeçare nuk u ka dhënë mundësi që ta shijojnë, pasi deri më sot secili prej nesh e kërkon vetveten jo në Sarandë, por jashtë saj dhe jashtë Shqipërisë.
Si e keni pritur kandidimin si përfaqësues i LSI-së përballë kandidatit të PS-së?
Respektimi i vlerave, kontibut qytetarie, dëshmi që shqiptarët janë të aftë të integrohen në Evropë, falë pjekurisë së tyre, duke reflektuar për të kaluarën e afërt. Përballë kandidatit të PS-së do të jetë konkurrenca e atyre mendimeve, ideve, programeve dhe alternativave që do ta bëjnë qytetarin shqiptar dhe atë sarandiot të bindet për të dhënë votën, i cili është selektori më i mirë, duke balancuar në të gjitha drejtimet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. LSI-ja, që unë përfaqësoj, është pikërisht e majta e së ardhmes në Shqipëri, të cilës i takon misioni historik, që t'i integrojë realisht shqiptarët në familjen evropiane.
Si e vlerësoni kandidimin si përfaqësues i LSI-së përballë kandidatit të PD-së?
Siç përmenda më lart, dhe për kandidatin e djathtë do të jenë të njëjtat sfida, por ndaj sfondit të tij politik, do t'u tërhiqja vëmendjen gjithë shqiptarëve kudo që janë, në Shqipëri e nëpër botë, që si pasojë e asaj politike që është në themel, e rifreskuar përsëri politikisht nga Kongresi i saj, se në Shqipëri, në gjendjen aktuale, VOTUESIT nuk duhet ta shpërdorojnë votën e tyre, duke votuar të djathtën, me të njëjtin burim frymëzimi si në vitin '92. Uroj që të kemi ndryshime edhe atje (për të mirën e kombit), por sa konstatohet, prespektiva është e zymtë, pavarësisht nga frymëzimet e momentit. Do të dëshiroja që të përçonim mesazhin e viteve 2010 dhe jo frymëzimet e '92-shit.
Me çfarë strategjie synon të futet në këtë garë elektorale LSI-ja?
Strategjia e LSI-së do të jetë natyrale, prekëse dhe konkrete. Do të jetë ajo që do t'i japë oksigjenin e munguar sektorëve të vendit. Është forca që politikisht përbën dhe do të përbëjë pas zgjedhjeve boshtin e së majtës shqiptare, thelbin dhe vlerat e kësaj të majte, të cilat janë mëshiruar më së miri në programin dhe vizionin e saj. Është kjo anëtarësi e majtë e formatizuar te LSI-ja, që do të jetë politikisht ajo që do t'u shërbejë shqiptarëve për rritjen e vlerave, rritjen ekonomike, për punësimin, për të ardhurat, për përfaqësim dinjitoz, kudo ku ata janë.
Shikohet si një rivale kandidatura e PBDNJ-së?
Pavarësisht se nuk është akoma publike, do të thoja se çdo kandidaturë është e respektuar prej meje, çdonjëri prej nesh uroj që të japë më të mirën e mundshme përballë elektoratit të zonës.
Mendoni se do të fitoni nga proporcionali i LSI-së, apo pretendoni fitoren në mazhoritar. Vlerësimi juaj për formulën që ka paraqitur LSI-ja për listën proporcionale?
Kandidimi nën siglën e LSI-së mbi të gjitha do të jetë vlera e vërtetë, që do të përçoj të votuesit e zonës, fitorja do të jetë rezultantja e këtij misioni që LSI-ja ka dhe kandidatët e saj janë të vendosur se fitorja u takon atyre. Nëse do të bëj pjesë apo jo në të ardhmen nga mazhoritari, apo proporcionali, këtë e vendos vetëm elektorati, i cili do të tregojë me votën e tij atë që secili prej nesh meriton. Për sa i përkët formulës së LSI-së, mendoj se është zgjidhja më e mirë e realizuar nga ndonjë forcë politike, që gjithsesi edhe kjo formulë plotëson kuadrin politik të LSI-së, si partia që realisht kërkon ecjen përpara, duke e filluar në radhë të parë nga kandidatët e saj. Besoj se në këtë temë nuk mund të kemi pika kontakti me politikën 15-vjeçare, të cilën shqiptarët do ta lënë pas krahëve me votimin e 3 korrikut.
Çfarë i mungon Sarandës dhe në rast fitoreje, çfarë do të ishte program zbatimi për ju?
Si në çdo pjesë të Atdheut, ku LSI-ja është prezente, dhe Saranda për mua, personalisht, do një vlerë matëse në respektimin e ligjit, pra më konkretisht, respektim të ligjit dhe zhvillim në të gjithë sektorët në funksion të mirëqenies, të rritjes ekonomike, ku konkretisht Saranda ka çdo gjë, që do të plotësojë atë që ajo kërkon të quhet perla e turizmit shqiptar.