LSI: Vonesat në kartat e identitetit, përgjegjëset e vetme PD dhe PS

>LSI me kohë ka ngritur problemin e vështirësive të mëdha të aplikimit në praktikë të procesit të pajisjes me karta si dhe rrezikun e pajisjes selektive politike të shtetasve. PD dhe PS kanë përgjegjësi shumë të madhe për gjendjen me të cilën po përballen qytetarët në procesin e pajisjes me karta identiteti, sepse duke zvarritur pambarimisht Kodin Zgjedhor për ta miratuar atë bazuar mbi filozofinë shumë të gabuar të faktit të kryer,-kështu ka deklaruar dje sekretari i përgjithshëm i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
Në momentin e fundit, vijoi ai,- lanë tërësisht pas dore këtë proces shumë të rëndësishëm dhe jetik për realizimin e standardit nga më të rëndësishmit për kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që është ai i pajisjes me karta identiteti dhe mundësimit që një votues të votojë vetëm një herë. Në situatën tepër serioze të krijuar në procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit dhe bazuar mbi qëndrimin e qartë politik të marrjes konkrete të përgjegjësive nga Qeveria si përgjegjëse me ligj për këtë proces, Vasili nënvizoi se LSI propozon që Qeveria të miratojë një plan emergjent shpërndarjeje që infrastruktura dhe burimet njerëzore përgjegjëse për pajisjen me karta identiteti të funksionojë në 24 orë, të shpërndajë gratis karta për shtresat në nevojë si, pensionistët në fshat dhe qytet, studentët dhe nxënësit, personat që marrin pagesë papunësie, të papunët, personat anëtarë të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, personat me pagë minimale në sektorin publik dhe privat, për të cilat tha Vasili se i kanë bërë publike për të inkurajuar këta qytetarë për pajisjen e tyre sa më të shpejtë me karta. Gjithashtu, ai nënvizoi që të trajtohen me emergjencë pajisja e emigrantëve për mos ti penguar ata dhe për të mos rrezikuar vendet e tyre të punës në shtetet ku ata punojnë, që lidhen me të ardhmen e familjeve të tyre dhe përgatitja e spoteve me intensitet trasmentimi maksimal për të sensibilizuar opinionin publik. Qeveria të informojë në mënyrë të detyruar dhe në mënyrë të përjavshme për numrin e të pajisurve me karta identiteti si dhe shpërndarjen e tyre sipas njësive vendore,-u shpreh Vasili. Gjatë konferencës për shtyp, Vasili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se përgjegjësia për kartat e identitetit është e Qeverisë dhe jo një Komision parlamentar ad- hoc, i cili është propozuar nga PS për këtë çështje. Në përgjigje të pyetjes ai tha se përgjegjësitë e pajisjes me karta nuk i thotë LSI, por i thotë ligji. Vasili vijoi se përgjegjëse për procesin e pajisjes me karta, që nga momenti kur qytetari hyn e deri në momentin kur qytetari del me kartën e identitetit apo pasaportën biometrike në dorë është vetëm qeveria Shqiptare. Edhe në procesin kur diskutohej për hartimin e Kodit Zgjedhor dhe kur në kemi kërkuar me instistim, jo sot, por që prej një viti, që të fillonte ky proces, të gjitha forcat politike, përfshirë edhe Partinë Socialiste, janë shprehur të qartë e nuk kanë bërë ndonjë gjë të veçantë, kanë thënë atë që thotë ligji, që përgjegjëse e vetme dhe kryesore për këtë proces është qeveria Shqiptare dhe çdo anashkalim i përgjegjësive nga qeveria Shqiptare dhe krijimi i bashkëpërgjegjësive fiktive, përveçse krijon konfuzion në marrjen e masave, na largon nga një objektiv i vetëm, që është pajisja e gjithë qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, për të realizuar zgjedhjet sipas standardeve. Ky është një dhe vetëm një objektiv,- u shpreh Vasili.