Rama, karshillëk ceremonisë së Obamës për mungesën e ftesës në Capitol

>Kryesocialisti i zhgënjyer nga presidenca e re amerikane
Ditën e djeshme politika shqiptare braktisi sherret dhe gërmëret tradicionale për ti shërbyer emisioneve televizive, të cilat u përqendruan në prezantimin e ceremonisë të marrjes së presidencës amerikane nga Barak Obama. Një pjesë e liderëve të partive politike morën pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë ceremoni në SHBA, ndërkohë që pjesa tjetër preferoi ta ndiqte nga televizioni apo duke dhënë shou në televizion. I vetmi që shfrytëzoi hapësirat mediatike në këtë ditë ishte kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili nuk mori pjesë në ceremoninë e Obamës, megjithëse ishte prezent në konventën e demokratëve. Mungesa e Edi Ramës në ceremoninë madhështore amerikane, u përkthye si një ftohtësi e qarqeve të ardhura në pushtet ndaj kryesocialistit shqiptar. Duke qenë se nuk garantoi dot një pritje speciale, apo dhe ndonjë vend në pozicion të mirë për ta reklamuar më pas si sukses të tij, apo dhe mbështetje politike të qeverisë së re, kryesocialisti Rama preferoi të qëndrojë në Tiranë duke sfiduar në një emision të drejtpërdrejtë evenimentin për të lançuar politikën e tij të opozitës gandiane. Në të njëjtën kohë që të gjithë mediat transmetonin Obamën, Edi Rama për të treguar indiferentizmin e tij ndaj këtij evenimenti, në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, u përqendrua në politikën e re duke zvetënuar ngritjen e yllit të ri të politikës botërore me yllin ri të politikës shqiptare Edi Ramën. Karshillëku i Edi Ramës ndaj Obamës vjen në një moment zhgënjimi për të, për arsye presidenti i ri amerikan ishte i rrethuar kokë e këmbë nga stafi Klinton. Në fakt, Edi Rama dhe grupimi i tij politik prisnin nga presidenti i ri amerikan një politikë tjetër emërimesh, politikë e cila nuk do të përfshinte stafin Klinton, duke qenë edhe kundër kandidates për presidente Hillary Klinton. Zhgënjimin e tij për Obamën e shprehu dhe në një pyetje të bërë nga moderatori i emisionit, pyetje të cilën e neglizhoi në mënyrë të qëllimshme. Qëndrimi i djeshëm i Edi Ramës dhe mungesa e tij në evenimentin Obama, tregoi se Edi Rama ka pësuar një lloj zhgënjimi nga të ardhurit e rinj në Shtëpinë e Bardhë, të cilët mesa duket nuk janë ata që ai pretendonte. Ndërkohë që edhe raporti i fundit i Akademisë Britanike të Mbrojtjes kur përcaktonte pozicionin e liderit socialist, sqaronte se Edi Rama është më pranë interesave evropiane se atyre amerikane. Pra, duke parë pozicionimin e Edi Ramës gjatë gjithë këtyre ditëve, vërejmë se lideri socialist nuk e shikon më me optimizmin e parë ardhjen në pushtet të Obamës. Shumë televizione të orkestruara nga Rama, janë shprehur me nota të ashpra kundër përzgjedhjes së stafit të ri të Presidencës në fuqi. Një tjetër arsye pse Edi Rama ndihet në pozicion inferior me presidencën e re amerikane është edhe fakti që kryesocialisti ka si këshilltar dhe drejtues fushate njeriun më antiklinton në SHBA, homoseksualin Artur Finkelshtein, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të rreptë të Bill dhe Hillary Klinton gjatë fushatës presidenciale dhe më parë. Një fakt tjetër që e ka vënë në vështirësi Edi Ramën, ka të bëjë edhe me pjesëmarrjen e ushtarit të mirë Veliaj, i cili megjithë pakënaqësitë e Edi Ramës, ishte prezent në këtë ceremoni pavarësisht se midis 2.5 milionë amerikanëve. Në njoftimin e G99 për shtyp, thuhej se, Veliaj, përkrahës i bindur i Obamës para dhe gjatë fushatës së tij elektorale, u ftua zyrtarisht në këtë ceremoni unikale që u ndoq në televizor nga miliarda njerëz dhe nga të paktën 2.5 milion njerëz të tjerë në sheshin përballë Capitol-it, të cilët kishin paguar biletat qysh në momentin e parë që ato ishin vene në dispozicion. Pra merret me mend zhgënjimi i Edi Ramës, kur në të gjithë këtë eveniment ndihet inferior para vartësit të tij ose më mirë kamikazit të tij Veliaj. Ndërkohë që Veliaj vazhdon të shfaqë lejfenizmin e tij karakteristik, duke shprehur servilizmin e tij deri në përkushtim ndaj presidentit amerikan që në fund të fundit është përfaqësues i shtetasve amerikanë, ndërkohë që Veliaj është nënshtetas shqiptar. Gjithë kjo bufonatë politike e Edi Ramës si dhe gjithë ky zhgënjim i tij, tregon qartë se kryesocialisti shqiptar ka kapacitet intelektual që mjafton për të lyer fasadat e Tiranës, por jo për të drejtuar Partinë Socialiste. Deklarata Ramës ditën e fitores së Obamës, ku në kulmin e entuziazmit deklaronte se, SHBA u nda nga politika e vjetër tregon qartë para shqiptarëve deficencën e tij politike. Të thuash se Bush bëri politikë të vjetër kur shtriu influencat amerikane në gjithë botën, nga Iraku në Afganistan, nga Gjeorgjia në Ukrainë, tregon qartë se harddisku i kryesocialistit mund të mbajë brenda vetëm filma me Tomi dhe Jerryn dhe jo strategji me presidentë të shteteve që zotërojnë gjithë botën. Në fakt, për ta mbyllur këtë shkrim, të krahasosh sot Edi Ramën me Obamën është një tragjedi botërore për më tepër që duhet më pas të krahasosh edhe Mishel Obamën me Dash Pezën pastaj kjo kalon imagjinatën njerëzore. Çifti Obama jeton në shtëpinë e Bardhë në Uashington, ndërkohë që dyshja Rama-Peza jetojnë në shtëpinë e Babës në Pezë, të cilën herë pas here, kur vjen fushata e viziton dhe homoseksuali Finkelshtein.