Shaban Murati, analizë Kosovës së pas pavarësisë
Publicisti dhe diplomati Shaban Murati ka përuruar librin "Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës". Vepra është një analizë komplekse e çështjes shqiptare në rrethanat e krijuara pas krijimit të shtetit më të ri të Europës. Në promovimin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias merrnin pjesë zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj, si dhe mjaft diplomatë, politikanë dhe njerëz të medias e fushave të ndryshme.
Në fjalën e tij, diplomati Shaban Murati tha se çështja shqiptare në Ballkan vazhdon të ekzistojë, pavarësisht hapësirave dhe rrethanave të reja. Ndërsa zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u shpreh se Murati është një nga diplomatët më të njohur dhe më me përvojë të vendit. Ai e vlerësoi kontributin shumëvjeçar të Muratit në diplomaci dhe ftoi brezat e rinj të mësojnë nga kontribuuesit me eksperiencë. "Zoti Murati është një nga diplomatët më të njohur që ka vendi ynë, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe shumëpalëshe në shërbimin diplomatik, por edhe një publicist shumë i njohur dhe shumë i shquar. Ai ka sjellë një produkt shumë interesant për të gjithë e sidomos për ata të cilët merren me çështjet e diplomacisë dhe historisë", tha ministri i Jashtëm, Meta. Librin "Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës" e vlerësoi edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë. Gazmend Pulaj tha se kjo vepër është një kontribut i vyer dhe një udhërrëfyes për interesat kombëtare. Edhe drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani, u shpreh se diplomati Murati është një diplomat dhe analist me përvojë dhe ua sugjeroi lexuesve botimin e ri.