Tiranë, plagosi me thikë 33 vjeçarin, arrestohet
Tiranë- Policia ka arrestuar 22 vjeçarin, e akuzuar si autor i plagosjes së rëndë të një 33 vjeçari. Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë, sipas të cilave mësojey se ngjarja ndodhi pas një grindjeje për motive të dobëta.
“Arjan Alldervishi, i proceduar më parë për vjedhje, akuzohet të ketë plagosur me thikë 33 vjeçarin Shpëtim Marku, banues në Tiranë, pas një konflikti të çastitpër motive të dobëta”- thanë të njëjtat burime.
Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari 33 vjeçar u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht, i arrestuari është shoqëruar në komisariat, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë, ndërkohë që dosja i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.