Xhani merret në pyetje
Inspektorët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë në pyetje dje presidentin e klubit të Partizanit, Albert Xhanin.
Kreu i të kuqve kishte shkuar në FSHF për çështje pune, por aty kanë qenë të pranishëm edhe inspektorët e Komisionit të Disiplinës, të cilët kanë pyetur Xhanin në lidhje me akuzat e pak ditëve më parë pas ndeshjes ndaj Shiroki Brijeg. “Lojtarët e Partizanit nuk luajtën futboll, ata e kishin shitur ndeshjen. Me atë çfarë pashë unë mendoj se kjo ndeshje ka nevojë për hetim. Do t’i dërgoj një relacion UEFA-s për nisjen e një hetimi, sepse vetëm aty kam besim”, deklaroi Xhani. Vetë FSHF deklaroi se do të hetojë për këtë ndeshje dhe dje ka qenë pikërisht Xhani që është marrë në pyetje. Ai është takuar dje në FSHF edhe me kreun e këtij institucioni, Armand Duka, por asnjë prej tyre nuk ka bërë publike detajet e bisedës.