Lorik Cana përgatit largimin nga Marseja
Lorik Cana po përgatit largimin nga skuadra e Marsejës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka thënë se ka ardhur koha që ai të fitojë një trofe të rëndësishëm dhe se nuk është e thënë që ai ta mbyllë karrierën e tij te Marseja.
Jetmir Halilaj
“Ka ardhur koha që të fitoj një trofe të rëndësishëm në karrierën time. Më vjen keq që gjatë katër viteve që kam luajtur te Marseja nuk kam arritur të fitoj asgjë të rëndësishme, madje edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve është vënë në dyshim deri në fund të sezonit. Marseja është një klub i madh ku unë kam ëndërruar të luaja që kur isha fëmijë, por kjo nuk do të thotë se do ta mbyll patjetër karrierën në këtë skuadër”, ka thënë Cana për të përditshmen franceze, “La Provence”. Lojtari është i pakënaqur edhe nga politikat që ka ndjekur klubi vitet e fundit, teksa janë bërë lëvizje të shumta në ekip, si në blerje ashtu edhe në shitjen e lojtarëve. “Kam konstatuar se Marsejës gjatë sezoneve të fundit i ka munguar qëndrueshmëria. Megjithatë nuk mund të ketë stabilitet kur çdo vit ndryshojnë 7 apo 8 futbollistë në ekip. Unë mendoj se Marseja do të ecë para këtë sezon vetëm nëse ruan boshtin e lojtarëve aktualë dhe e përforcon ekipin me dy apo tre blerje të goditura. Vetëm kështu skuadra mund të fitojë një trofe të rëndësishëm”, ka thënë kapiteni i Marsejës. 25-vjeçari, gjithsesi nuk ka hedhur poshtë besimin dhe mbështetjen që i ka dhënë klubi gjatë gjithë këtyre viteve. “Të jesh kapiten i Marsejës është një nder i madh dhe unë gjithnjë u kam qenë mirënjohës drejtuesve të skuadrës për besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë. Megjithatë unë i qëndroj besnik idesë se ka ardhur koha se duhet të fitojmë patjetër një trofe të rëndësishëm”, ka thënë ylli i përfaqësueses shqiptare. Deklaratat e tij janë përcjellë me shumë bujë nga media franceze, të cilat i kanë komentuar fjalët e lojtarit si një parapërgatitje për një largim të shpejtë të tij nga skuadra e Marsejës. Për futbollistin shqiptar interesohen shumë klube evropiane, madje pak kohë më parë për Canën shfaqën interes edhe gjigantët e Realit të Madridit. Përveç tyre për mesfushorin e Kombëtares shqiptare interesohen edhe Arsenali, Evertoni, Roma, Çelsi, Bajerni i Mynihut dhe Napoli. Lorik Cana është padyshim një ndër futbollistët shqiptarë më të suksesshëm të viteve të fundit.
Të fundit nga legjionarët
Kënaqësia e Hykës
Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shumë i kënaqur për golin që shënoi pak ditë më parë me fanellën e Maincit. “Jam i kënaqur me paraqitjen time. Jam i kënaqur edhe nga reagimi i shkëlqyer i tifozëve, të cilët shumë herë thirrën në kor emrin tim”, ka thënë Jahmir Hyka, i cili dy ditë më parë shënoi një gol dhe dha një asist për gol në fitoren 4-0 të Maincit kundër Bahlingerit.
Vlerësimi i Salihit
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare dhe i Riedit, Hamdi Salihi është vlerësuar me nota pozitive nga media austriake për paraqitjen që bëri në ndeshjen kundër SV Pashingut, të dielën. Ndërkaq është kritikuar ashpër trajneri Paul Gludovatz, për skuadrën tepër mbrojtëse që ka hedhur në fushë. Sipas medias austriake, Salihi ka qenë tërësisht i vetëm në sulm.
Konkurrenca e Berishës
Besart Berisha nuk është aktivizuar asnjë minutë në ndeshjen që Bërnlei fitoi 2-1 kundër Kaledonias. Në vend të sulmuesit shqiptar ka luajtur Kris Igëll. Ky i fundit u transferua pak ditë më parë nga Mançester Junajtid drejt klubit të Championship. Ky nuk është një lajm i mirë për sulmuesin kuqezi, i cili do ta ketë të vështirë të sigurojë një vend titullari sezonin e ardhshëm.