Shuhet nobelisti antistalinian, Sollzhenicin
Aleksandër Sollzhenicin, një prej zërave më të fortë kritikë ndaj tiranisë staliniste ka ndërruar jetë duke u gdhirë e hëna nga një infarkt.
Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtari rus, Aleksandër Sollzhenicin, i cili u detyrua të mërgonte jashtë Rusisë për veprat e tij kritike ndaj qeverisë sovjetike, u shua në moshën 89-vjeçare. I biri tha se, Sollzhenicin vdiq nga zemra, ndërsa sipas lajmeve nga Rusia, ai vdiq nga hemorragjia cerebrale. Ishte ende një çunak i ri kur nisën problemet e tij me autoritetet sovjetike, për herë të parë gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Atë kohë u ndëshkua me tetë vjet punë të detyruar në kampe, për shkak se e kritikonte Stalinin në një letër. Por pas kthimit nga internimi, ai u vendos në Rusinë qendrore. Kjo koincidoi me ndryshimet kulturore në epokën e Hrushovit. Por me emrin e tij lidheshin shumë cilësi: gjigant i letrave, disident, luftëtar për të drejtat e njeriut, profet, instancë morale, paralajmërues. Në të gjithë botën ai u nderua për guximin e tij të kundërshtonte hapur diktatorët komunistë në Bashkimin Sovjetik. As kërcënimi, as dënimi me burg, as internimi nuk e ndalën atë të thoshte të vërtetën dhe të shkruante mbi atë që po ndodhte në Bllokun Lindor. Tanimë Aleksandër Sollzhenicin, nobelist i letërsisë dhe autori i “Arkipelagut Gulag” vdiq në moshën 89-vjeçare.
* * *
Interesi kryesor i Sollzhenicinit ishin vlerat. Ai nuk e donte gënjeshtrën, dhe e luftonte atë në formën e tij, me fjalën e shkruar. Komunistët nuk thonë të vërtetën për revolucionin e tetorit. Ishte Sollzhenicin ai që i hoqi vellon mitit të revolucionit dhe e quajti okupimin e pushtetit nga ana e Leninit dhe përkrahësve të Trockit, grusht shteti. Për një kohë të gjatë pushtetarët në Kremlin bënë sikur shteti i parë i punëtorëve dhe bujqve ishte parajsa në tokë. Sollzhenicin shkroi në artikullin e tij “Në rrethin e parë të ferrit” në “Arkipelagun Gulag” dhe në vepra të tjera, të vërtetën për jetën e miliona të pafajshmeve në burgjet e perandorisë së kuqe. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik pushtetarët e rinj rreziteshin në vetëkënaqësi. Sërish Sollzhenicin ngriti zërin, duke kritikuar paaftësinë për të stabilizuar ekonominë e vendit e fshikulluar kapitalizmin e xhunglës, që po shkatërronte pasuritë e Rusisë.
* * *
Edhe për perëndimin, ai nuk ka qenë partner i lehtë. Ai ishte në të vërtetë demokrat, por nuk linte pa kritikuar anët negative të sistemit partiak. Paralajmëronte njerëzit në vendin e tij për të imituar në çdo gjë perëndimin. Ishte kristian i bindur, anëtar i kishës ortodokse ruse. Shumë në perëndim nuk e kuptonin saktë, nëse kisha ishte për pedantizmin moral që nuk përshtatej dhe aq me shpirtin e kohës. Për një jetë të tërë është poshtëruar shkrimtari, me vështrimin serioz. E përballoi këtë me qetësi, dhe përqendrohej më tej me disiplinë shembullore në punë. Me kalimin e moshës ai filloi t’i mënjanonte gjithnjë e më shumë mediat, televizionin, apo gazetat.
* * *
Me vdekjen e Sollzhenicinit, Rusia humbet një patriot dhe Gjermania një mik. I paharruar mbetet fakti në vitin 1974 kur komunistët e dëbuan Sollzhenicin dhe ai erdhi pikërisht në Gjermani ku u takua me mikun e tij, Hajnrih Bëlin. Ai e njihte dhe e donte kulturën gjermane dhe përpiqej sa të mundej t’ua ofronte këtë fëmijëve të tij. Si pjesëtar i një gjenerate që kishte marrë pjesë në Luftën e II Botërore, ai u përpoq gjatë gjithë jetës për pajtimin mes dy popujve të mëdhenj. Si shkroi ai dikur: “Mua m’u bë e qartë se kufiri që ndan të mirën nga e keqja nuk kalon mes shteteve, nuk kalon mes klasave as mes partive, por mes përmes çdo zemre njerëzore.”
Berisha, mesazh ngushëllimi
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka shprehur dje nëpërmjet një mesazhi, ngushëllimet e tij për humbjen e shkrimtarit të madh, Aleksandër Sollzhenicin. Në mesazhin drejtuar kryeministrit rus Vladimir Putin, Berisha shkruante: “I nderuar z. kryeministër, me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Aleksandër Sollzhenicin. Me vdekjen e tij kombi juaj dhe mbarë njerëzimi humbi një gjeni të rrallë të letrave, korife të mendimit dhe të humanizmit të sotëm, një kolos gjigant të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Aleksander Sollzhenicin me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme frymëzoi miliona intelektualë dhe qytetarë të shtypur, nga regjimet totalitare komuniste në Evropë dhe në botë. Me këtë rast më lejoni, t’ju shpreh Ju z. Kryeministër, familjes Sollzhenicin dhe kombit tuaj të madh simpatinë e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë dhe kombit shqiptar”.
Shkrimtari kundër censurës
Sollzhenicin ishte simbol i luftës kundër censurës dhe shtypjes në Bashkimin Sovjetik. Ai u lind në vitin 1918. Kreu studimet e larta për matematikë në një universitet të Rusisë. Në vitin 1945, Sollzhenicin u dënua me 8 vjet burgim dhe më pas u internua në Kazakistan, sepse i kishte dërguar një letër kritike nga Josif Stalinit një mikut të tij. Ai i shpëtoi për mrekulli prekjes nga kanceri. Kur u kthye në Rusi, përfitoi nga zbutja e censurës zyrtare nga udhëheqësi i atëhershëm rus, Nikita Hrushov, dhe përshkroi përvojën e tij në kampin e punës në librin “Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit”, botuar në vitin 1962. Por shkrimet e tij kritike ndaj Kremlinit në vitet që pasuan, u ndaluan, dhe Sollzhenicin përndiqej vazhdimisht nga KGB-ja. Sollzhenicin fitoi çmimin Nobel në vitin 1970. Kremlini i hoqi atij më pas shtetësinë ruse dhe e largoi nga vendi në vitin 1974 për romanin e tij “Arkipelagu i Gulagut”, që u botua në perëndim. Eventualisht, Sollzhenicin u sistemua në Shtetet e Bashkuara. Ai u kthye në Rusi në vitin 1994.