Gjyqtari Qani Hasa pa imunitet, procedohet Capo dhe Doda
03/11/2009 KLD, skaner për pesë gjykata për dosjet e arkivuara në 2007-2008
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë “i përvishet” gjyqtarëve. Ashtu si edhe kishte lajmëruar disa kohë më parë, KLD do të bëjë inspektime në të gjitha gjykatat si dhe do të kalojë në duart e saj të gjitha dosjet gjyqësore që njihen për veprat penale me rrezikshmëri të lartë të ndodhura në vitin 2007- 2008. Një fakt i tillë është bërë i ditur dje gjatë mbledhjes së radhës të drejtuar nga nënkryetari i KLD –së, Kreshnik Spahiu. Mbledhja u zhvillua dje me dyer të mbyllura, ndonëse disa herë është thënë se ajo do të jetë transparente. Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi dhe vendosi mbi fillimin e një inspektimi tematik ndaj pesë gjykatave të shkallës së parë, në veprimtarinë gjyqësore të të cilave evidentohen një numër i konsiderueshëm çështjesh gjyqësore, për vepra penale me kriminalitet të lartë. Tejzgjatja e disa proceseve gjyqësore ka qenë një nga shkaqet që ka detyruar KLD të marrë një vendim të tillë. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet verifikimi i shkaqeve që kanë çuar në tejzgjatje. Për proceset që do të kontrollohen sipas KLD ka pasur ndjeshmëri në publik dhe media. Një gjë e tillë ka qenë objekt diskutimi në dy mbledhje të njëpasnjëshme të Këshillit, dhe u finalizua me vendimin për këtë inspektim tematik të përbashkët midis dy inspektorateve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Objekti i inspektimit do të jenë çështjet gjyqësore penale gjatë viteve 2007 – 2008 të sjella në gjykatat e rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të marrë të pandehur për kryerjen e shtatë llojeve të ndryshme të veprave penale ndër të cilat vrasja me paramendim dhe në rrethana cilësuese, trafikimi i narkotikëve, shpërdorimi i detyrës, si dhe veprat që lidhen me korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, apo të funksionarëve të lartë shtetërorë. Inspektimi u vendos në bashkëpunim të plotë midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, strukturat reciproke inspektuese të të cilëve, për tre muaj, do të përmbushin qëllimin e këtij inspektimi, duke shtrirë secili fushëveprimin e verifikimit të veprimtarisë gjyqësore në vite të ndryshme kalendarike. Kjo metodikë e kooperimit institucional, është garancia më e mirë për të evituar mbivendosjet e kompetencave ligjore, duke rritur rezultatet e inspektimit gjyqësor. Mbi kërkesën e Prokurores së Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi sot autorizimin për fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan Qani Hasa, duke evidentuar për pasojë ligjore të kësaj situate pezullimin nga detyra të gjyqtarit. Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë u vendosën dy masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë Rasim Doda dhe “vërejtje” ndaj gjyqtares së gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë Anila Capo. Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë u shtynë disa procedime disiplinore, ndërsa u rrëzua kërkesa e tij për procedimin disiplinor ndaj dy gjyqtarëve të tjerë. Pjesë e diskutimeve në Këshill ishte dhe projektligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Ky projekt është i lidhur me aspekte të ekstradimit të shtetasve duke paraqitur rëndësi të veçantë në procese gjyqësore penale, dhe mendimet e Këshillit për të, do t’i transmetohen Ministrisë së Drejtësisë si dhe Komisionit për Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të Hasës
Gjyqtari akuzohet se i ka marrë 3 milionë lekë një qytetari
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar anëtarëve të KLD-së heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Elbasanit Qani Hasa, për të cilin njësia hetimore Task-Forcë ka filluar hetimet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Kërkesa e organit të akuzës është miratuar menjëherë, pasi gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur me shumicë votash, heqjen e imunitetit të gjyqtarit të sipërcituar. Mësohet se prej disa muajsh prokurorët e Task-Forcës, kanë kryer veprime hetimore lidhur me një kallëzim të bërë në Prokurorinë e Elbasanit për gjyqtarin Hasa. Sipas Prokurorisë, personi që ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Elbasanit ishte shtetasi Ibrahim Hoxha. Ky i fundit kishte bërë kallëzimin dhe kishte dorëzuar si provë materiale një kopje të incizimit të gjyqtarit, duke kërkuar 3 milionë lekë për favorizimin e një të akuzuari për shitje të lëndëve narkotike. Prokuroria e Elbasanit e kaloi dosjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, pasi në Elbasan nuk ka sektor Task-Forcë dhe gjithashtu kishte konflikt interesi. Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë analizën e provës së dorëzuar dhe të kallëzimit të bërë nga qytetari. Grupi i hetimit deri më tani ka në dorë vetëm kallëzimin dhe një CD ku pretendohet se është regjistruar gjyqtari duke kërkuar para në këmbim të favorizimit, për uljen e masës së dënimit të një të pandehuri. Lidhur me këtë çështje pak kohë më parë organi i akuzës i ka kërkuar gjykatës një vendim për të ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit Hasa, por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë për shkak të mungesës së autorizimit nga KLD-ja. Mirëpo tashmë që kjo e fundit e ka zhveshur nga imuniteti, Prokuroria do të ripërsëritë kërkesën e saj, për kontrollin e banesës së gjyqtarit Qani Hasa. Deri tani gjyqtari ka mbajtur qëndrim mohues ndaj këtij rasti korruptiv.