Gjyqtari i Elbasanit i pandehur, mori 1.5 milionë lek
23/04/2010 Task-Forca mbyll hetimet, nën akuzë edhe kallëzuesi Çlirim Toska
Qani Hasa akuzohet për korrupsion
TIRANE- Gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra nga babai i një të dënuari me emrin Geront Toska, me qëllim që të jepte ndaj tij një dënim më të ulët. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilët ditën e djeshme dërguan dosjen për shqyrtim në gjykatë, ku personat e pandehur janë gjyqtari Qani Hasa dhe shtetasi Çlirim Toska. Sipas bisedës së përgjuar nga vetë i pandehuri Toska, Hasa i ka kërkuar atij një shumë financiare prej 3 milionë lekësh të vjetra. Mirëpo duke qenë se Toska, nuk kishte mundësi financiare i ka kërkuar gjyqtarit që fillimisht t’i jepte një shumë prej 1.5 milionë dhe më pas pjesën tjetër t’ia dorëzonte pas dhënies së vendimit nga ana e trupit gjykues, për fajësinë e të pandehurit Geront Toska që akuzohej nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “falsifikim të monedhave” dhe “kanosjes”. Ofertës së tij i ka dhënë “ok” i pandehuri Qani Hasa, i cili sipas Prokurorisë ka pranuar të marrë gjysmën e parave dhe më pas ka rënë dakord që në një moment të dytë, të marrë nën dorë edhe pjesën tjetër të parave. E gjithë biseda mes të pandehurit Çlirim Toska dhe Qani Hasës është zhvilluar në ambientet e një lokali dhe është regjistruar nëpërmjet një diktofoni nga babai i Geront Toskës. Kjo kasetë aktualisht është administruar si provë në procedimin penal dhe pritet që shumë shpejt ajo të dëgjohet edhe gjatë procesit gjyqësor. Lidhur me vërtetësinë e saj, burime pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se kasetës i është kryer një ekspertizë autotenciteti, nga e cila dallohet qartë se zëri i personave që bisedojnë, është i dy të pandehurve Qani Hasa dhe Çlirim Toska. Biseda që ndodhet në kasetë është kontestuar disa herë në gjykatë nga i pandehuri Qani Hasa, i cili ka kërkuar pavlefshmërinë e saj. Këtë argument ai e ka mbrojtur duke pohuar se materiali i përgjuar është montuar në ndonjë studio nga persona që kërkojnë ti prishin karrierën si gjyqtar. Veç kësaj Hasa ka kërkuar pavlefshmërinë e akteve hetimore për shkak se një pjesë e hetimeve janë kryer në periudhën kur ai ka qenë me imunitet, dhe për pasojë ligji nuk lejon një gjë të tillë.
Kallëzuesi i pandehur
Vetë personi që ka denoncuar aferën korruptive të gjyqtarit Qani Hasa është marrë i pandehur nga njësia hetimore Task-Forcë, pasi nga ekspertiza ka rezultuar se zëri i personit tjetër ishte i tiji. Për një kohë të gjatë prokuroria s’ka pranuar të publikojë emrin e Çlirim Toskës, duke e konsideruar atë si një kallëzues që nuk i gjendej adresa për t’u pyetur lidhur me rrethanat dhe motivet e kësaj afere korruptive.