Gjysh e nip aksidentohen me motorr
KUçOVE - Aksidentohen rëndë gjyshi me nipin, arrestohet 53- vjeçari. Sipas policisë, Qani Kosova, banues në qytetin e Kuçovës u prangos, pasi rreth orës 20:45 të së dielës, duke drejtuar automjetin e tij tip “Fiat” me targa KV 1748 B, përplasi në qendër të qytetit Lulëzim Ruçin, 50 vjeç dhe nipin e tij 7- vjeçar Xh.M. Ata po udhëtonin me motor në qendër të qytetit, kur u përplasën nga mjeti, që sipas policisë po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes dhe transportoi menjëherë dy të dëmtuarit drejt spitalit, si dhe arrestoi Qani Kosovën. Pas ndihmës së parë në Kuçovë, të aksidentuarit u nisën drejt spitalit të Beratit për një trajtim më të specializuar. Por sipas burimeve spitalore, për shkak të gjendjes së rënduar, 50–vjeçari më pas u nis në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa nipi i tij mësohet se ndodhet nën kujdesin mjekësor në Berat, jashtë rrezikut për jetën. d.xh