E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasagjerët grabisin taksinë



DURRES - Operacioni i koduar “Iniciativë” i ndërmarrë nga policia e Durrësit, çoi në pranga dy persona për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, të ndaluarit janë Lidjon Kaza, 20 vjeç dhe Rifat Bala, 36 vjeç. “Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 18 mars 2010, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit N.C. automjetin e tij tip “Benz” me targa TR 2497 L si dhe telefonin celular personal”, bëri të ditur policia. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur pronari i mjetit i ka marrë në Tiranë si pasagjerë dy të dyshuarit, për t’i transportuar drejt Sukthit. Pasi kanë mbërritur në destinacion, ata i kanë marrë me forcë “Benz”-in me të cilin janë larguar. Pas ngjarjes, i dëmtuari njoftoi policinë, e cila u vu në kërkim të autorëve. Policia e Durrësit nisi hetimet dhe në zbatim të plan-operacionit të hartuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, u identifikuan e më pas u mundësua kapja e dy të dyshuarve për ngjarjen. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›