E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysma e Fierit 48 ore pa energji

Avaria

Prej 48 orësh, gjysma e qytetit të Fierit është zhytur në terr, ndërkohë që është paralizuar puna e pjesës dërrmuese të biznesit fierak. Orët e tejzgjatura të territ gjatë këtyre 3 muajve të fundit dhe luhatjet e vazhdueshme të tensionit kanë kulmuar në fundjavë, kur pjesa më e madhe e lagjeve të qytetit, së bashku me zonat periferike, kanë qëndruar në terr për më shumë se 24 orë. Në zyrat e “CEZ Shpërndarjes” në Fier nuk japin sqarime për shkakun e errësirës së tejzgjatur, duke u justifikuar me mungesën e autorizimit për të komunikuar me mediat, detyrim që u lejohet vetëm krerëve të kompanisë në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›