Miratohet buxheti që premton rritje me 14% të pagave të mësuesve
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm, i cili ka marrë miratimin në parim të deputetëve të së djathtës, në seancën plenare të pasdites në Kuvend, ka planifikuar për arsimin një fond prej 41.16 miliardë lekësh. Ky fond, sipas drejtuesve të arsimit, krahasohet me buxhetin suplementar të këtij viti për të treguar se është 14.2% më shumë. Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ardhshëm zë 3.5% të PBB-së. Ndërkohë që lëvizja G99 në një fushatë që ka ndërmarrë me logon "5%" vazhdon t‘i kujtojë dikasterit të arsimit në vend, se premtimet e qeverisë në 2005-ën ishin se do ta çonin shifrën e buxhetit në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në buxhetin e arsimit për vitin 2009 parashikohet edhe ngritja e 11 shkollave të reja, ndërkohë që për përfaqësuesit zyrtarë të arsimit, fokusi i tij është përqendruar në arsimin e lartë, si dhe në arsimin bazë, në të cilat pretendohet të kryhen një sërë investimesh. Vendin më të rëndësishëm të investimeve do ta zërë programi "Arsimi Universitar" me një rritje 53% kundrejt buxhetit suplementar të vitit 2008 (ky është buxheti i gjysmës së vitit). Sipas draftit të buxhetit për arsimin, një zë i veçantë i është kushtuar edhe programeve "Arsimi Bazë" me 18.9% rritje të investimeve, "Arsimi i Mesëm i Përgjithshëm" me 53.3% dhe "Arsimi i Mesëm Profesional" me 34.8%. Ndërkaq, rritja e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar parashikohet në masën 14%, me qëllim dyfishimin deri në vitin 2009, si dhe rritje të diferencuar të pagave të punonjësve të sistemit të arsimit universitar.