Gjysma e shqiptarëve, kundër kazinove

06/04/2005 Nëse do të zhvillohej një referendum për të vendosur mbi hapjen ose jo të një kazinoje në Tiranë, më shumë se gjysma e qytetarëve të saj do të votonin kundër. Të dhënat thonë se rreth 54% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur “kundër” hapjes së kazinove.
Lëvizja “Mjaft!” ka publikuar të dhënat e një sondazhi të kryer nga Instituti ISO (Instituti i Sondazheve të Opinionit), sipas të cilit, shumica e qytetarëve mendojnë se kazinotë kanë ndikim në jetën e tyre dhe dëshirojnë që qeveria t’i pyesë ata përpara se të vendosë për një çështje si kjo. Ndërkohë, kësaj shifre i shtohen edhe 11% që janë ende të pavendosur, ndërsa vetëm 35,3% e qytetarëve janë pro hapjes së një kazinoje në vendin tonë. Sondazhi është përqëndruar në një numër të madh të anketuarish të moshave, gjinive, kulturave dhe niveleve të ndryshme arsimore. Rreth 55.3% e tyre u përgjigjën se kishin luajtur të paktën një herë në jetën e tyre llotari, ndërsa 44,3 thanë jo. Shumica e tyre pra ishin të ndërgjegjshëm për efektet që kanë lojëra të tilla. Gjithashtu, rreth 96% e tyre kishin dëgjuar për tentativat për hapjen e kazinove në vendin tonë, kundrejt 3,7% që ishin të painformuar. Ndërsa pyetjes se cili është mendimi juaj i përgjithshëm në lidhje me kazinotë, 91.7 për qind e tyre u përgjigjën se ato janë të papranueshme, por ndërkohë,
rreth 53% e tyre mendonin se, ndonëse ata vetë nuk do të pranonin të luanin atje, ato mund të ishin të pranueshme për të tjerët. Nga ana tjetër, rreth 44% e tyre mendonin se kazinotë janë burim humbjesh financiare te njerëzit, kundrejt 56% që nuk mendonin kështu. Po ashtu, rreth 38.7% e qytetarëve mendonin se kazinotë reduktojnë ose eliminojnë bixhozin e paligjshëm, kundrejt 71% që mendojnë të kundërtën ose s’dinë
shumë rreth kësaj çështjeje. Por, ndërkohë nëse ka një të dhënë për të cilën një shumicë dërrmuese e qytetarëve janë të një mendjeje, kjo është nxitja e veseve të papëlqyeshme
sociale nga ana e kazinove. Rreth 84.7% e tyre kanë qenë të mendimit se kazinotë i nxisin këto vese, kundrejt 11,7% që nuk e mendojnë kështu. Po kështu, rreth 89,7% e qytetarëve mendonin se kazinotë janë të dëmshme për mirëqenien financiare të njerëzve, ndërkohë rreth 10% mendonin të kundërtën ose ishin neutralë. Rreth 91% e qytetarëve të anketuar
mendojnë se kazinotë ndikojnë në acarimin e marrdhënieve familjare, ndërsa 72,3%
janë të mendimit se kazinotë rrisin kriminalitetin në zonat përqark tyre. Mendime janë marrë edhe rreth vendit ku qytetarët do të donin të ndërtohej një kazino, nëse do të vendosej që pavarësisht të gjithëve, ajo të ndërtohej. Rreth 10.3% mendojnë se “kudo do të ishte mirë”. Rreth 19.7% kërkojnë që ato të ndërtohen në periferi të qyteteve. Ndërsa 4% thonë se ato duhen ngritur në zona jo shumë të populluara të qyteteve. Lëvizja “Mjaft!” ka përsëritur dje, për të disatën herë, thirrjen drejtuar qeverisë, që kjo e fundit të marrë parasysh paralajmërimet e shoqërisë civile dhe të ndërpresë procesin e dhënies së pakonsultuar të licencave për hapjen e kazinove në Shqipëri. MJAFT dhe shumë aktorë të tjerë të shoqërisë civile kanë kërkuar që qeveria të gjejë mënyrat për të marrë më parë opinionin e qytetarëve për këto aktivitete, që kanë impakt kaq të fortë në jetën e tyre dhe të mos tentojë të përfitojë të ardhura nga shitjet e licensave për aktivitete që dëmtojnë qytetarët.