Tirana evropiane, 45.5 miliardë lekë, Bashkia “guvernantia” e punëve

06/04/2005 Kantieret e ndërtimit do të rihapen, por sa do t’u kushtoj qytetarëve komoditeti jashtë shtëpisë
Rruga për në Qendrën Spitalore Universitare është rindërtuar dhe zgjeruar, por shtylla e telefonit, që ka qenë në anë të rrugës, ka dalë në mes të saj. Rruga është asfaltuar dhe mos një ditë, një tjetër, telekomi ndoshta do të kujtohet për të lëvizur shtyllat, duke e rihapur përsëri asfaltin. Në hapësirat mes blloqeve të banimit janë shembur minindërtimet pa leje dhe gërmadhat janë po aty. Në këtë rast, Bashkia nuk e ka të nevojshme të thërrasë ndonjë institucion “fqinjë”, por ndërmarrjen vartëse “Të punëtorëve të qytetit”, për të larguar mbeturinat.
Për të ndërtuar Tiranën e standardeve evropiane duhen plot 45.5 miliardë lekë. Por, nuk duhen vetëm lekët, por dhe bashkëpunimi dhe investimi i njëkohshëm i të gjitha ndërmarrjeve që funksionojnë në Tiranë, Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare, Telekomi, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Nëntë vite me radhë për të rindërtuar kryeqytetin, për një rindërtim nga themeli të infrastrukturës ekzistuese. Bëhet fjalë për spostime shtyllash të tensionit dhe të shpërndarjes së rrjetit shumë të vjetëruar që po rinovohet i tëri dhe po futet në standarde evropiane. Bëhet fjalë për spostime të linjave ekzistuese të Telekomit; ndërkohë që flitet dhe për pika të reja lidhjeje të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Kreu i një bashkie është përfaqësuesi i komunitetit të kryeqytetit dhe duhet të marrë përsipër kordinimin e punëve të gjithë filialeve të ndërmarrjeve që veprojnë në kryeqytet, megjithëse nuk varen prej saj.
Por, ka raste kur bashkia nuk çon deri në fund punët e saj, jo më të bëjë kordinimin e punëve me insitucionet e tjera. Në shumë lagje si në zonën e “21 Dhjetorit” deri poshtë në ish-Uzinën “Enver” janë prishur gardhet rrethuese mes pallateve, dyqane shtesë në cepat e pallateve, garazhde, deri dhe shtëpi pa leje, duke shtuar familjet e pastreha, apo duke “i dërguar” burrat e shtëpisë për emigrim. “Në vitin 1995, ne erdhëm nga Italia bashkë me familjen dhe ndërtuam një shtëpi të vogël, poshtë “21 dhjetorit”, tani do të kthehemi përsëri në Itali se s’kemi lekë as për të jetuar me qira”, thotë Lindita, që për gati 6 muaj banonte në këtë zonë. E megjithë “vuajtjet” sociale, hapësirat mes ndërtesave janë hapur. Por, ndërsa fadroma ka muaj që ka ikur, të gjitha mbeturinat ndërtimore, muret e rrëzuara janë po aty. Mes pallateve nuk ka më garazhe, dyqane e kasolle, të cilat bënin që sheshet të duken si labirinthet e Dedalit, por ka vetëm gërmadha, mes të cilave duhet të jesh i pajisur vetëm me çizme të gjata për të kaluar. Ndërkohë në strategjinë e Bashkisë fonde të posaçme do të shpenzohen për krijimin e ambienteve të gjelbra dhe ambienteve shlodhëse. Rrugët do të jenë të sigurta dhe të ndriçuara.
Puna për të hartuar këtë strategji afatgjatë ka zgjatur gjashtë muaj. Ajo është hartuar sipas kërkesave të komunitetit për të pasur një infrastrukturë bashkëkohore. Kosto totale e realizimit të këtij vizioni të Tiranës Evropiane është llogaritur në 45.5 miliardë lekë. Por, të dhënat aktuale tregojnë se mundi i atyre që do ta bëjnë Tiranën do të kushtoj më tepër se 45.5 miliard lekë dhe se nuk mund të arrihet komoditeti jashtë shtëpisë pa patur, po kaq të lartë mirëqenien brenda familjes.
Infrastruktura rrugore
Kushtimi total: Nga analiza kemi se kostoja totale e infrastrukturës rrugore është 35,71 mld lekë e ndarë në: Rrugë ekzistuese 3,9 mld lekë; Blloqe banimi 20,37 mld lekë; Rrugë të reja 9,6 mld lekë; Nyje rrugore 1,84 mld lekë (81 rrugë ekzistuese, 101 blloqe banimi, 36 rrugë të reja, 12 nyje e struktura).
Infrastruktura Arsimore
Kushtimi total: Nga analiza kemi se kostoja totale e infrastrukturës arsimore është 5,23 mld lekë e ndarë në: Shkolla ekzistuese 1.99 mld lekë; Shkolla dhe sipërfaqe të reja 3,24 mld lekë
Gjelbërimi
Kushtimi total: Nga analiza kemi se kostoja totale e gjelbërimit është 4,366 mld lekë e ndarë në: Rikonstruksione sipërfaqe ekzistuese 2.209 mld lekë; Ndërtim sipërfaqesh të reja 2,157 mld lekë; Gjelbërim rrugor 0,2 mld lekë
Tirana për momentin ka:
72327 metra linearë (ml) rrugë ekzistuese
45228 ml me sipërfaqe 808002 m2 janë të rikonstruktuara
27099 ml me sipërfaqe 424654 m2 të parikonstruktuara
44624 ml me sipërfaqe 1336282 m2 rrugë të reja për t’u ndërtuar
12 nyje dhe struktura për t’u zgjeruar apo ndërtuar
Tirana për momentin ka:
101 blloqe banimi me sipërfaqe 2118.1 hektarë, nga të cilat:
10 blloqe me sipërfaqe 131.6 hektarë janë të rikonstruktuara
91 blloqe me sipërfaqe 1986.5 hektarë janë të parikonstruktuara
Kostoja Financiare
Kostoja totale e infrastrukturës rrugore është 35.71 miliardë lekë
Kostoja totale e investimeve në infrastrukturën arsimore është 5.23 miliardë lekë
Kostoja totale e investimeve në gjelbërim është 4 miliardë e 566 milionë lekë
Kosto totale e realizimit të vizionit të Tiranës Evropiane për drejtimet e mësipërme është 45.5 miliardë lekë
Instituti i Sondazheve të Opinionit: 91% e qytetarëve, kazinotë shtojnë sherret në familje