Vrau e varrosi burrin 4 vjet më parë në oborrin e shtëpisë

06/04/2005 E ekzekutoi në banjë me silenciator dhe e copëtoi me sopatë; pastaj e hodhi në pusin e ujit
Zbulohet kufoma e dekompozuar dhe e copëtuar e një 48-vjeçari, e varrosur dy metra thellë në oborrin e ish-banesës së tij, në Laprakë të Tiranës. Prej afro katër vjetësh rezultonte i zhdukur, ndërsa bashkëshortja e tij kishte pohuar në polici se Avdiu ndodhej në Greqi. Kanë qenë djemtë e viktimës, të cilët e kanë çuar policinë drejt e në vendin ku ai është varrosur. Ndërkaq, si autore e ngjarjes, akuzohet ish-gruaja e tij Dëshira Noka. Kjo e fundit, sipas policisë kishte një të dashur nga Durrësi dhe punonte si prostitutë në Itali. Që prej prillit të vitit 2001, Avdi Noka rezultonte i zhdukur, kohë në të cilën është ekzekutuar nga bashkëshortja e tij Dëshira, atëherë 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës ai është qëlluar më parë me pistoletë, teksa lahej në banjë dhe pastaj u copëtua me sopatë. Krimin e ka parë djali i saj i madh, i cili e mbajti të fshehur për 4 vjet. Por, ish-gruaja e tij akuzohet edhe për një krim tjetër, për të cilin ajo po vuan dënimin në Burgun 325.
Zbulimi
Pasditen e djeshme, policia e kryeqytetit u sinjalizua nga vetë djali i viktimës dhe pas insistimit të familjarëve të Avdi Nokës, ka vendosur të gërmojë në oborrin e ish-banesës së tij, në Laprakë, ku dyshohej se ishte varrosur. Ka qenë djali i tij i madh 24-vjeçar, i cili i ka çuar drejt e në vendin ku ishte varrosur babai. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, të cilat thanë se që në gërmimin e parë është bërë e mundur gjetja e kufomës së 48-vjeçarit Noka. Rreth dy metra thellë në tokë, është gjetur kufoma e dekompozuar dhe e masakruar e Avdi Nokës, sqarojnë burimet. Të tre djemtë jetimë të Avdi Nokës, duket se kanë pasur dijeni të plotë rreth ngjarjes dhe vendit ku dergjej babai i tyre, por kanë heshtur për shkak të presionit të nënës. Pas nxjerrjes së kufomës së dekompozuar që dergjej aty prej katër vjetësh, familjarët kanë identifikuar edhe sendet personale të tij. Ndërsa policia nga ana e saj do të kryejë analizat e ADN-së të viktimës dhe familjarëve, rezulatet e të cilave do të krahasohen më pas. Ndërkaq, nga këqyrja paraprake e skeletit të 48-vjeçarit janë vënë re shenja të dukshme goditje me sende të forta dhe me armë zjarri. Sipas burimeve, mjeko-ligjorët dhe ekspertët kriminalistikë dyshojnë se ai është goditur fillimisht me pistoletë, ndërsa është coptuar me sopatë. Për vrasjen e tij dyshimet e para janë hedhur mbi ish-bashkëshorten Dëshira Noka. Pas mungesës së tij të gjatë, familjarët e kishin denoncuar si të zhdukur në polici, ndërsa Dëshira kishte deklaruar atëherë para hetuesve se Avdiu kishte shkuar në Greqi dhe nuk ishte kthyer.
Ngjarja
Ngjarja në fjalë, e cila për afro katër vjet ka mbetur enigmë për policinë, rezulton të ketë ndodhur në prill të vitit 2001. Lajmi është pohuar dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Sipas policisë dyshohet që çifti të ketë patur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për shkaqe xhelozie. Kjo pasi mendohet që Avdiu dyshonte se e tradhtonte Dëshira. Ky sherr i nisur mes tyre ka përfunduar në një tragjedi për Avdiun dhe djemtë e tij, të cilët duket se kanë qenë nën kërcënimin e nënës së tyre, për të mos e kallëzuar krimin. Burimet thanë se bazuar në deklarimet e dhëna prej djemve të viktimës dhe të akuzuarës Dëshira Noka, dyshohet që ajo ta ketë qëlluar fillimisht me pistoletë Avdiun. Avdiu ka qenë duke u larë në një banjë të ndodhur disa metra larg banesës në oborr. Pikërisht këtë moment dyshohet të ketë shfrytëzuar gruaja e tij Dëshira, e cila duke përdorur një pistoletë me silenciator e ka qëlluar pas shpine pa bërë zhurmë. Kur është bindur se i shoqi kishte vdekur e ka ndarë atë në copa me sopatë dhe e ka lënë aty. Ndërsa të nesërmen ka kërkuar punëtorë për të hapur një pus uji, thonë burimet. Por, pasi punëtorët kanë gërmuar dy metra në dhe ajo u ka thënë ta linin, pasi nuk kishte ujë. Dhe në pusin e hapur, ajo ka hedhur copat e trupit të bashkëshorit, duke i lëshuar edhe beton sipër, thonë burimet e policisë. Ndërsa ka mbajtur nën presion për afro katër vite tre djemtë e saj, që dinin gjithçka mbi ngjarjen.
Flet Jetmir Selimi, qiraxhiu i ri, që kalonte çdo ditë sipër trupit të groposur
"Dëgjonim rënkime në shtëpinë e tmerrit"
TIRANË - Punon në një lavazho, pranë AMC-së, dhe i lodhur nga makinat që ka larë gjatë ditës tregon për gazetën "Metropol" vorbullën e kësaj historie të dhimshme që ka në vetvete misterin e një vrasjeje me fabula filmash. Është rreth 20 vjeç dhe banon në "shtëpinë e tmerrit", aty ku fantazma e Nokës, sipas tij, shkelte natën mbi trupat e tyre dhe rënkonte. Këto fjalë të Jetmir Selimit përforcohen edhe nga njerka e tij, Lija, e cila thotë se "nuk dilnim dot jashtë natën, se dëgjonim një zhurmë të çuditshme, që kumbonte nga oborri. E në fakt, oborri mbajti për katër vjet një kufomë, të vrarë fillimisht nga gruaja prostitutë me një silenciator e më pas të masakruar e të ndarë në copa nga sopata. Jetmiri mundohet t'i përmbledhë të gjitha këto fakte, ndërsa ka qenë një ndër dëshmitarët kyç për ekspertët e kriminalistikës. Rrjedhën e ngjarjeve ai e nis nga shtëpia e vockël, e cila, vit pas viti, është lëshuar me qira. Aty fillimisht ka banuar një dibran e më pas halla e tij, Mamudie Palushi. Para gjashtë muajve, ai është marrë nga ai me qira. Gratë flisnin për një zë e fallxhoret i kishin thënë Lijes, njerkës së tij, se "ty të kërkon një i vdekur që të thotë ta lirosh se është në një vend të keq". Askush nuk i besoi këto "pallavra", ndërsa ditët kalonin. Para tri ditësh, sipas Jetmirit, kishte ardhur në shtëpi djali i madh i Avdiut, i cili mori një lopatë e filloi të gërmonte në oborr, duke qarë nën zë. "Rreth e rrotull u mblodhën të gjithë e vështronin. Ai gërmonte e qante. Ndërsa dje, pasi rrëmonte centimetrat e radhës, lopata i preku në trupin e tij dhe aty e ndihmuam edhe ne. Pastaj lajmëruam policinë, e cila na tha të mos i tregonim asnjeriu për çka kishim parë"-thotë Jetmiri. I penduar për dramën familjare e moskallëzimin e vdekjes tragjike të babait të tij, djali i madh i Avdiut, u përlot para ekspertëve të policisë, ku tregoi gjithë ngjarjen. E transmetuar në të gjithë lagjen, 20-vjeçari, qiraxhiu në këtë shtëpi, thotë për gazetën se krimi është kryer në banjën e shtëpisë, ku Avdiu u masakrua e u varros në oborr. Fytyrat e banorëve të rinj të familjes kuksiane tregojnë për një tmerr të kohërave moderne, ndoshta me përmasat e dramave klasike të letërsisë greke, nga të cilat gjithsesi patën ankth e frikë, stres e vuajtje të përnatshme.
Dëshira e denoncoi bashkëshortin të zhdukur në Greqi
Pas vrasjes së të shoqit, 31-vjeçarja Noka kishte denoncuar në polici për zhdukjen e bashkëshortit 48-vjeçar Avdi Noka. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime zyrtare të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se që atëherë ishte shpallur kërkimi për të gjetur Avdi Nokën. Madje, ekzekutorja atëherë kishte pretenduar në denoncimin e saj para hetuesve se i shoqi ishte larguar prej kohësh në Greqi dhe nuk ishte bërë i gjallë. Për këtë arsye është njoftuar edhe Zyra e Interpol Tiranës, e cila ka bërë të gjitha verifikimet e mundshme në shtetin fqinj. Burimet thonë se, ndonëse janë kryer kërkime intensive për një kohë të gjatë, nuk është bërë e mundur të gjendet 48-vjeçari. Ndërsa, nga informacione të siguruara operativisht pranë të afërmve të çiftit Noka, kanë lindur dyshimet se 48-vjeçari ishte ekzekutuar nga bashkëshortja e tij. Por, këto dyshime për katër vjet me radhë nuk arritën të bazoheshin mbi prova materiale dhe për këtë shkak nuk mund të ngrihej akuzë zyrtare kundër Dëshira Nokës. Por, agjentët e policisë më në fund kanë marrë informacione të sigurta se Avdi Noka nuk ishte zhdukur, por ishte varrosur në oborrin e banesës së tij, pasi ishte masakruar me sopatë nga bashkëshortja. Pas kontrollit të ushtruar, kufoma e tij u gjet e tretur tre metra thellë në dhe.
Nëna e tre djemve në burg për plagosjen e një çifti në ‘97
Dëshira Noka, nga Peshkopia, banuese në Tiranë, kërkohej nga policia e Durrësit për vrasje të mbetur në tentativë të një çifti në fshatin Rrushkull të këtij rrethi, më 23 qershor të vitit 1997. Urdhërarresti i lëshuar për të, lidhur me këtë ngjarje, u ekzekutua nga policia më 3 maj të vitit 2001. Për këtë vepër penale, ajo tashmë vuan dënimin e dhënë nga gjykata në Burgun 325 në Tiranë. Sipas policisë, ka qenë shoqërimi i saj në polici pas zhdukjes së bashkëshortit, që ka nxjerrë në pah edhe krimin e kryer në trazirat e vitit ’97. Burimet e policisë thonë se që në ditët e para, kur Avdi Noka u konsiderua i zhdukur, dyshimet u hodhën mbi bashkëshorten e tij, Dëshirën, për një ekzekutim të mundshëm.