Gjysmëfinalja, largohen nga shtëpia Mimoza dhe Anjeza
Nata e spektaklit të së shtunës ka qenë e mbushur plot emocione. Drithërima nga surprizat e mëdha, por edhe drithërima gare. Nata e mbrëmshme ka përcaktuar edhe finalistët e edicionit të dytë të "Big Brother". Adela, Adi, Bjordi, Qetsori dhe Arjani vazhdojnë lojën edhe këtë javë të fundit. Mimoza ka qenë e para që ka lënë shtëpinë, ndërsa nga një eliminim i dytë është larguar edhe Anjeza. Gara ka arritur kulmin. Tashmë pesë banorët "luftojnë" për çmimin e madh prej 70 000 eurosh. A mund ta përcaktojë një javë fatin e fituesit? Mbetet gjithçka për t‘u parë.
Bjordi, surprizë nga i ati
Bjordi ishte një personazh që tërhoqi që në fillim vëmendjen e publikut. Së pari, sepse vinte në këtë "reality show" si një i ri me origjinë shqiptare, por i rritur në Itali. Së dyti, edhe për historinë personale të jetës. Ai nuk e ka njohur kurrë të atin. E ëma, Antoneta, ka marrë rolin e tij dhe Bjordi e ka diskutuar këtë edhe me banorët brenda shtëpisë. Falë këtij spektakli të madh, i ati e ka parë pas shumë vitesh dhe e ka njohur të birin. Letra e parë që i dërgoi Bjordit ishin edhe fjalët e para që ai mori nga i ati. Kur i gjithë ky spektakël është afër fundit, ai ka preferuar t‘i bëjë një tjetër surprizë Bjordit. Pas letrës, i ka bërë një telefonatë. Ndërsa banorët e tjerë kanë shkuar në dhomën e gjumit, Bjordi ka folur me të atin. Ndërsa i fliste për herë të parë pas 19 vjetësh, i ati i ka kërkuar falje publike. Për disa minuta ai ka kujtuar edhe çaste të fëmijërisë së hershme të Bjordit. Pasi telefonata ka mbaruar, Bjordi është shprehur se ndihej i lumtur dhe shpresonte që të mos e kishte zhgënjyer të atin.
Largohet Mimoza
Gjatë gjithë javës banorët e kanë diskutuar shumë eliminimin gjatë spektaklit të së shtunës. Treshja Mimoza, Adela dhe Qetsori janë konsideruar si konkurrentë të fortë. Publiku zgjodhi që mes tre të kandiduarve të largohej Mimoza. Gjatë bisedës në studio Mimoza ka thënë se do të donte që "Big Brother"-in ta fitonte Qetsori, ndonëse më përpara kishte menduar për Adelën.
Eliminimi i dyfishtë
Arbana lajmëron se do të ketë një eliminim të dyfishtë. Banorët do të nominojnë për të fundit herë. Ashtu siç edhe pritej, më të votuarit për të shkuar në nominim kanë qenë dy banorët më të rinj, Anjeza dhe Ari, përkatësisht me 4 vota secili. Televotimi është hapur vetëm pak minuta dhe me vullnet të publikut, Anjeza ka qenë e eliminuara e dytë e natës së mbrëmshme.
Nënat brenda në shtëpi
Ka qenë një surprizë krejt e veçantë nga gjithë të tjerat. Nëse gjatë javëve të spektaklit, baballarët e banorëve kanë qenë protagonistë për vetë ndikimin në jetën e banorëve të tyre (Aida, Anjeza dhe Qetsori nuk i kanë baballarët), "Vëllai i Madh" ka pasur një ide krejt origjinale. Brenda shtëpisë janë futur nënat e konkurrentëve. Një surprizë e tillë as që është pritur nga banorët, por njëkohësisht ka habitur edhe publikun që e ka ndjekur përgjatë javëve të spektaklit. Në këtë javë të fundit, e cila do të kurorëzojë një fitues, "Vëllai i Madh" u ka bërë dhuratën më të madhe. Nënat do të rrinë pak ditë brenda shtëpisë, duke u bërë kështu pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Një dhomë e posaçme brenda shtëpisë është përshtatur për to.