Kore e Veriut: Nuk ka bisedime me Korenë e Jugut
Koreja e Veriut, e cila trazoi sërish ujërat në rajon me kërcënimin për një test të dytë nuklear, bëri me dije të shtunën se nuk do të pranonte të ulej në tryezën e bisedimeve me fqinjin verior për shkak se kjo ka "cenuar" dinjitetin e Pjong Jangut. Vetëm një ditë më parë, shteti komunist kishte kthyer mbrapsht një ftesë të bërë nga administrata "Obama", duke qenë se "politika e saj e ashpër" nuk ofronte asnjë zgjidhje tjetër veç shtyrjen e Koresë së Veriut edhe më tej në rrugën e armatimit nuklear.