Lotaria, bileta fituese 126 milionë euro
Mendohet se është thyer rekordi i fitimeve në lotarinë evropiane EuroMillions, duke qenë se numri i djeshëm fitoi plot 126 milionë euro. Bileta me shtatë numra qe blerë në Spanjë. Lotaria, e cila zhvillohet çdo të premte, shtrihet në nëntë shtete të Bashkimit Evropian. Në rast se nuk fitohet, shifra i shtohet arkës për javën që pason. Biletat e kësaj loje fati shiten në Britaninë e Madhe, Republikën e Irlandës, Francë, Spanjë, Portugali, Austri, Zvicër, Belgjikë dhe Luksemburg.