Jakob Zuma bën betimin presidencial
Jakob Zuma, lideri i partisë së Kongresit Kombëtar Afrikan, bëri dje betimin presidencial duke marrë zyrtarisht këtë post. Betimi u krye në praninë e 5 mijë të ftuarve, ndërkohë që mijëra mbështetës festonin jashtë Ndërtesës së Unionit në Pretoria. Gjatë fjalimit të rastit, Presidenti e konsideroi fitoren e tij "një moment ringjalljeje" për Afrikën e Jugut dhe premtoi se do të vazhdonte përpjekjet për barazi shoqërore, politikë e themeluar nga paraardhësi i tij, Nelson Mandela.