Glazer zotëron “djajtë”
17/05/2005 Amerikani kontrollon 75% të Mançesterit, duke pasur të drejta të plota mbi të
Bilioneri amerikan, Malkom Glazer, ka marrë kontroll të plotë te Mançester Junajtid, pasi ka blerë më shumë se 75% të klubit më të pasur në Botë. Në adresën zyrtare të klubit në internet, bëhej e ditur se pas marrëveshjeve të djeshme, Glazer është bërë pronari i 75.7% të aksioneve. Sipas rregullores së vetë klubit, ai tashmë ka një kontroll të plotë, duke nxjerrë “jashtë loje” Stock Exchange, që zotëronte “djajtë” që nga viti 1991. Gjithsesi, NFL është ende e pavendosur, nëse Glazer mund të jetë pronari i një klubi të huaj dhe për këtë do të bëhet një mbledhje e veçantë në Uashington, javën e ardhshme. Pritet që amerikani të nënshkruajë një dokument zyrtar, vetëm ditën e mërkurë. Por ardhja e Glazerit në postin e drejtuesit të Mançester Junajtid është kundërshtuar shumë nga fansat e klubit. Tifozët mendojnë se ai do të shesë stadiumin 67 mijë vendësh të “Old Trafordit”, si dhe të rrisë çmimet për biletat. Për më tepër, ata nuk pranojnë që Mançesteri të ketë një pronar të huaj. Vetë tifozët janë organizuar duke bërë protesta të shumta dhe kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë finalen e Kupës FA, përballë Arsenalit, që do të zhvillohet ditën e diel. “Ne nuk duam të bëjmë asgjë që mund të cënojë qetësinë e takimit, por nuk kemi rrugë tjetër”- kanë thënë tifozët e Mançester Junajtid, në adresën e tyre në internet. “I kemi bërë thirrje të gjithë fansave që të vishen me të zeza në Kardit, nëse mund të mbajnë në duar, flamuj të zinj dhe kjo do të tregojë se çfarë e pret klubin”. Gjithashtu, grupi iu ka bërë thirrje të gjithë fansave që mos të blejnë bileta, të fshijnë të gjitha abonetë për sezonin e ardhshëm, si dhe të bojkotojnë të gjithë sponsorat, Vodafon, Nike dhe Audi. Financierët e klubit kanë bërë të ditur se Glazer mund të rrisë çmimet deri në 90%, duke bërë që mbështetësit e klubit të mos jenë dakord me menaxhimin e amerikanit. Glazer ka bërë të ditur se vetëm 490 milionë dollarë do të jenë nën menaxhimin e bordit drejtues, ndërkohë që 1.47 bilionë do të paguhen nga ai. Personalisht Glazer do të financojë 503 milionë dollarë, ndërkohë që 509 milionë të tjerë, ai do t’i marrë në formë huaje. Por kjo duket se nuk është e mjaftueshme. Amerikani ka kërkuar të jetë pronar absolut te Mançester Junajtid dhe për këtë, ai është i gatshëm të blejë 90% të tij. Nëse realizohet diçka e tillë, atëherë ai do të ketë të drejtën të vendosë për gjithçka.