Ku është Piemonti shqiptar?
17/05/2005 Mungesa e një qendre të vendosjes ka qenë dhe është edhe më tutje thembër e Akilit ndër ne, ndërsa shqiptarët nuk kanë një Piemont shqiptar, që do të synonte të paktën koordinimin e interesave të përbashkëta, në mënyrë që si Prishtina, ashtu dhe Tirana të dalin me një opsion të përbashkët: pavarësi për Kosovën e territoret e tjera etnike ose bashkim kombëtar.
Piemonti shqiptar duket se na ka munguar gjatë gjithë historisë më të re. Dikur ishin rilindësit, grup intelektualësh e diplomatësh, ata që përpiqeshin t’i kanalizonin gjakimet dhe kërkesat e shqiptarëve, derisa ishim nën okupimin e Perandorisë Turke. Për këtë u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit me pretendime që të jetë Piemont shqiptar, duke insistuar në bashkimin dhe pranimin e katër vilajeteve shqiptare. Në fillim të veprimit të kësaj Lidhjeje u arrit në masë të madhe të kanalizoheshin dhe të orientoheshin kërkesat e shqiptarëve, duke u përpjekur njëkohësisht të mbronin interesat e Shqipërisë etnike. Megjithëse as atëherë koordinimi nuk ishte në shkallën që e shkruajmë në historinë kombëtare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijoi mekanizmat e veta, duke filluar nga ushtria, policia dhe diplomacia kombëtare e ndërkombëtare me ministritë e veta për t’u dalë zot trojeve etnike. Konfrontimi ishte i ashpër si me Perandorinë Turke (e cila në fund e shpartalloi ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa udhëheqjen e saj e arrestoi dhe e vrau), ashtu edhe me diplomacinë ndërkombëtare, e cila iu kundërvu me ushtritë e fuqive të mëdha, duke iu bërë koncesione shteteve fqinje. Madje, ishte pikërisht mllefi kundër vendimit të fuqive të mëdha, që jepnin e dhuronin territore shqiptare, ajo që cyti dhe mobilizoi shqiptarët për të bërë luftë dhe e forcoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me të gjitha mekanizmat shtetërorë e ushtarakë. Pas shuarjes së Lidhjes së Prizrenit, u krijua Lidhja e Pejës, mirëpo ishin pikërisht shtetet fqinje ato që i bënë shantazhe, duke e vrarë udhëheqësin e saj Haxhi Zekën.
Pastaj kjo tendencë erdhi duke i zier brendapërbrenda shqiptarëve me përfaqësuesit e vet eminentë, mirëpo fatkeqësisht territoret etnike nuk u ruajtën, gjysma e Shqipërisë etnike u copëtua nga shtetet fqinje, ndërsa mbeti një Shqipëri e cunguar dhe e shkatërruar.
Me krijimin e Shqipërisë administrative, të dobësuar e të përçarë përpjekjet e krijimit të një qendre të vendosjes sikur filluan të rrudhen, Piemonti shqiptar gati se u harrua. Shteti shqiptar i varfër dhe i shantazhuar nga të gjithë përreth, përpiqej që ta ruante atë kufi që e kishte. Pastaj në kreun shtetëror për një gjysmë shekulli u instalua një diktaturë e egër, e cila jo vetëm se nuk bëri asnjë përpjekje për t’u bërë qendër e vendosjes për të gjithë shqiptarët dhe në mbrojtje të territoreve të tyre etnike, por e gjymtoi edhe atë gjysmë Shqipërie, duke provuar torturat dhe sundimin nga më të rëndët në historinë shqiptare.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, deklaratat e politikanëve të rinj të demokracisë ishin shumë premtuese, mirëpo me ardhjen në pushtet, sikur filluan të tërhiqen nga deklaratat e mëhershme dhe ngulmuan se Tirana nuk është dhe as nuk pretendon të bëhet Piemont shqiptar. Këtë mohim të Shqipërisë etnike e bëri si pozita, ashtu edhe opozita, duke iu frikësuar presioneve ndërkombëtare dhe mbështetjes së tyre për të qeverisur. Në nguti e sipër thoshin se për Shqipërinë etnike nuk mendon asnjë shqiptar, që ishte larg së vërtetës, është çështje tjetër mundësia dhe raportet ndërkombëtare.
Në prag të shpartallimit të Jugosllavisë së Versajës, Prishtina, qendra tjetër shqiptare, bëri përpjekje që të mbrojë interesat e territoreve etnike nën okupimin e ish-Jugosllavisë. U krijua Këshilli Koordinues i Partive Politike të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Këshilli një kohë të gjatë luajti një rol të madh në ruajtjen e kultivimin e ndjenjës së përkatësisë, rrezikut të përbashkët dhe përcaktimit njëzëri për një shtet etnik, ku shqiptarët janë shumicë, duke u përpjekur të mbrojë nga copëtimi i sërishëm i territorit në tri shtete që po krijoheshin.
Këshilli Koordinues pati edhe opsionin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar me kryeqytet Prishtinën. Fatkeqësisht për interesa ndërkombëtare, por edhe për interesa meskine të disa politikanëve shqiptarë, u bë presion i madh që ky Këshill të mos funksionojë si duhet dhe të mos ruhen interesat e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Në anën tjetër, Këshilli pos mekanizmave politik nuk pati ministritë përkatëse që do ta mbronin programin politik e territorin, kështu që dalëngadalë partitë shqiptare deshën s’deshën u inkuadruan në mekanizmat e shteteve të reja, ku ishin dhe ku vazhdojnë të jenë të diskriminuar. Mbështetja e jashtme mungonte për përfshirjen e të gjitha territoreve etnike, forca ushtarake e njerëzore mungonin që bashkësia ndërkombëtare të vihej para aktit të kryer. Shqipëria administrative nuk kishte as vullnet dhe as forcë që të qëndronte prapa opsionit për krijimin e një shteti etnik, apo të paktën shtetit të dytë me kryeqytet Prishtinën. Lufta për ekzistencë dhe procesi 50-vjeçar i krijimit të kombit socialist kishte krijuar një mendësi të re-kompleksin e kombit të vogël e të pafuqishëm.
Ndërrimi i garniturës udhëheqëse në Tiranë nuk e përmirësoi këtë gjendje, përkundrazi vetëm sa e acaroi raportin brendashqiptar, sepse qendra administrative e vendosjes në vend se të mbështeste opsionin e caktuar, mbështeti preferencat politike të partisë që i konsideronte satelitë e të dëgjueshëm. Madje, në grishjen për mbështetje ndërkombëtare të garniturës së caktuar, e sulmoi idenë për një qendër të vendosjes apo idenë e Shqipërisë etnike, duke e quajtur fantazmë, që duhet ta braktisim si djalli kryqin. Nga frika se mos ua ngjet kush ndonjë bisht, apo nga druajtja e mospërkrahjes evroperëndimore, por edhe të Evropës Lindore, në emër të mohimit të Shqipërisë etnike, mohuan edhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.
Prishtina, e cila përpiqej të mbronte interesat e gjysmës së shqiptarëve të këtij gadishulli, ishte në pozitë tepër të rëndë, në kufijtë e ekzistencës fizike. Kishte përballë një fuqi të madhe ushtarake, ndërsa mbështetja e bashkëkombësve ishte e vogël. Tirana nga presionet e ndryshme dhe nga fërkimet e brendshme për pushtet, nuk kishte asnjë vullnet që t’u dalë zot shqiptarëve, madje nuk kishte gatishmëri që t’i mbronin shqiptarët e kufijve të vet administrativë me disa përjashtime.
Në Kosovë pastaj u krijua një situatë e re e administrimit ndërkombëtar, ndërsa institucionet përpiqen vetëm për pavarësinë e Kosovës. Kosova Lindore (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) përpëlitet në mes të kudhrës dhe çekanit. Shqiptarët në Maqedoni, janë inkuadruar në mekanizmat shtetërorë të shtetit të ri, me gjithë fërkimet dhe diskriminimet që u bëhen. Edhe në Mal të Zi, gjendja është e njëjtë. Kështu, në fakt ideali i bashkimit në një shtet, ose të paktën krijimi i një shteti tjetër shqiptar me shtrirje më të gjerë, në një mënyrë apo tjetër u braktis ose u rrudhën kërkesat. Mungesa e një qendre të vendosjes ka qenë dhe është edhe më tutje thembër e Akilit ndër ne, ndërsa shqiptarët nuk kanë një Piemont shqiptar që do të synonte të paktën koordinimin e interesave të përbashkëta, në mënyrë që si Prishtina, ashtu dhe Tirana të dalin me një opsion të përbashkët. Kështu, bie fjala, derisa në Prishtinë, me gjithë kërkesat e rrudhura, krahasuar me ato të viteve të nëntëdhjeta, insistohet që të njihet pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë nga SHBA-të e BE-ja, zyrtarët e Tiranës kërkojnë që kjo të kalojë nëpër mekanizmat e OKB-së, që është proces shumë më i ngatërrueshëm dhe gati-gati i parealizueshëm, kur dihet se me mekanizmin e vetos, pavarësia e Kosovës nuk do të pranohet kurrë. Po ashtu përpiqen t’i shmangen deklarimit të drejtpërdrejtë për pavarësinë e Kosovës, duke e mjegulluar me nocionet e integrimit evroperëndimor.