E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gloria Estefan do të braktisë muzikën



Veterania e muzikës pop, Gloria Estefan, është shprehur se turneu i saj i ardhshëm në Amerikën Latine do të shënojë fundin e karrierës së gjatë muzikore dhe nuk do të performojë në asnjë koncert tjetër pas prillit të këtij viti. Kubano-amerikania vitin e kaluar tha se dëshiron të rifitojë kohën e humbur me vajzën e saj 14-vjeçare, Emili Mari. Tashmë Estefan ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga karriera muzikore, pasi familja për të është shumë më e rëndësishme se gjithë të tjerat. “Është fundi i diçkaje që ka filluar shumë vite më parë, më 1975-n. Ëndrra ime është të zhvilloj disa koncerte në Amerikën Latine. Por këto do të jenë koncertet e fundit që do të realizoj. Më pas mendoj të fokusohem te vajza ime, e cila është në shkollë dhe të vazhdoj të punoj në fusha të tjera”,- ka thënë Estefan.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›