Majer voton në internet “pro” lidhjes së tij me Aniston
Këngëtari Xhon Majer është i bindur se ai është njeriu i duhur për aktoren Xhenifer Aniston dhe e ka dëshmuar këtë më së miri kur ka votuar në favor të lidhjes së tyre në një sondazh në internet. Këngëtari ka dhënë kontributin e tij në faqen e internetit duke dhënë një votë për veten e tij në një sondazh të realizuar nga revista “People”, që pyeste: A është Xhon Majer partneri i duhur për Aniston? “Kam votuar në sondazhin revistës ‘People’, që pyeste nëse isha unë i duhuri për Xheniferin. Votova në favorin tim, sigurisht. Edhe ju do të votonit për veten tuaj nëse kjo do të ndodhje. Apo jo?” - ka thënë Majer. Por këngëtari nuk ka mbetur i kënaqur nga rezultati i sondazhit, i cili e nxori humbës me 63 për qind të votave.
4 Mars 2009