E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhte hekurishte, ndëshkohet nga tensioni

17/06/2005  Nga Kruja, në gjendje të rëndë në Tiranë

DURRES - Një 58-vjeçar nga Kruja ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e djegies në Tiranë, pasi ka pësuar lëndime të konsiderueshme si pasojë e kontaktit me tensionin e lartë. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se shtetasi Ymer Zela, i lindur në Mazhe të Madhe, në Krujë, është gjetur pa ndjenja në vendin e quajtur Markanesh.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se 58-vjeçari, ka qenë duke

mbledhur hekurishte për t’i tregtuar më pas, por pakujdesia i ka vënë në rrezik jetën.

Ndërsa Zela ka nxjerrë nga mbeturinat e hekurishteve një tel të gjatë 3.5 m e ka hedhur në krah për ta transportuar. Por teli ka rënë në kontakt me tensionin e lartë, duke i shkaktuar djegie në kokë dhe shpatull.

Policia ka pohuar se i aksidentuari është në gjendje shumë të

rëndë shëndetësore për shkak të shkallës së lartë të djegies.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›