E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Opozita është kundër interesave kombëtare

"Sjellja e opozitës në momentet më domethënëse për integrimin e vendit në BE, tregon se ajo është kundër interesave kombëtare". Ky është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbajtur sot nga Zëvendëskryetari i saj, Edmond Haxhinasto.

"Vendi nuk ka qenë kurrë më parë kaq afër një ngjarje të shumëpritur nga gjithë shqiptaret: lëvizjes së lirë në hapësirën evropiane, që do t'i bëjë ata të ndjejnë e të prekin realisht Evropën", tha ai.

Haxhinasto shtoi se është për të ardhur keq "që kundër kësaj rryme e këtyre objektivave mbarëshqiptare vepron sot opozita, e cila ka zgjedhur pengimin e këtij procesi integrues".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›