E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditi avokatin, prangoset 47-vjeçari

Godet një avokat, ndalohet pas një jave agresori 47-vjeçar nga Korça. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit bëjnë të ditur se rreth orës 18.00 të së premtes, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i Ilirjan Koçibellit, 47 vjeç, lindur dhe banues në Korçë. Të njëjtat burime saktësojnë se 47-vjeçari ishte shpallur person në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Gramsh, një javë më parë, pasi ka goditur avokatin Eduart Bici. Konflikti mes 47-vjeçarit dhe Bicit, i cili është avokati mbrojtës i ish-gruas së tij, kishte nisur gjatë kohës në dispozicion për takimin e fëmijëve të tij. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "goditje për shkak të detyrës".

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›