Zjarri shkrumbon fabrikën e dyshekëve
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë dyshekësh në Kavajë. Gjuhët e zjarrta janë parë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fabrikën e dyshekëve të Gjergj Kralit në dalje të qytetit. Kanë qenë banorët e zonës përreth që kanë njoftuar zjarrfikësit, të frikësuar se mos zjarri përhapej edhe në godinat përreth. Pas afro 5 orësh është bërë e mundur shuarja e flakëve. Burimet nga policia lokale thonë se paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental, pasojë e një qarku të shkurtër elektrik. Një shkëndijë elektrike e kthyer në zjarr mendohet të ketë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm që arrin në afro 5 milionë euro. Përveç kësaj piste po hetohet edhe për një zjarr të qëllimshëm të shkaktuar nga konkurrenca në këtë biznes.
Va.Qy.
Va.Qy.